Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dueti “Collage” paraqet muzikën e Letonisë

БНР Новини
Dueti “Collage” – Nona Krastnikova dhe Mariya Ruseva
Foto: arkiv personal

Më 9 prill, ditën e hënë, Dueti bullgar “Collage” do të prezantojnë vepra të kompozitorëve letonë. Sopranoja Nona Krastnikova dhe pianistja Mariya Ruseva kanë përgatitur rreth 20 këngë, të cilat do të tingëllojnë në gjuhën origjinale.

Koncerti “Muzika e Letonisë” është një pjesë e projektit të suksesshëm “Muzika e Evropës”, i cili realizohet me përpjekjet e përbashkëta të Filarmonisë së Sofjes dhe Akademisë Kombëtare Muzikore ”Panço Vlladigjerov”. Ne kemi nderin të prezantojmë krijimtarinë e kompozitorëve nga vendet e ndryshme të Evropës. QËshtë një sfidë e madhe. Si një duet deri tani kemi shumë programe të realizuara, por pjesa më e madhe prej tyre janë zhvilluar në lidhje me krijimtarinë e kompozitorëve të njohur. Notat, të cilat i morëm për këtë koncert, janë të autorëve, të cilët shkruajnë në sferën e stilistikës romantike muzikore. Ja dhe emrat e tyre:  Emīls Dārziņš  Jāzeps Vītols, Romualds Kalsons , Alfrēds Kalniņš, Jānis Ķepītis e të tjerë.

Dihet se, kultura kombëtare e Letonisë fillon të formohet në fund të shekullit të 19-të. Vite të gjata përpara kësaj, arti muzikor zhvillohet në frymën e traditës gjermane. Krijimet e përfshira në program janë kompozuar gjatë shekullit të 20-nga fillimi i njëqindvjeçarit deri në vitet 70. Duke u përgatitur për koncertin e ardhshëm, të dyja interpretueset për herë të parë kanë mundësinë të afrohen deri tek gjuha letone. Një ndihmë shumë të madhe për mësimin e këngëve Nona merr nga Ziedite Runkule nga Letonia – një pianiste, e cila punon në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”.

Ajo jo vetëm se më ndihmoi me shqiptimin, por përktheu dhe tekstet e këngëve-  gjë, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për një interpretues. Gjuha letone është gjuha më e çuditshme, në të cilën kam kënduar deri tani, por nuk do të doja që ta nënvizojë këtë. Doli se, ajo është një gjuhë shumë melodike, këndohet shumë lehtë. Përveç kësaj, veprat janë shkruar me një njohje të mirë të muzikës vokale. Janë shumë të këndshme për t’u kënduar por edhe për t’u dëgjuar. Mendoj se njerëzit, të cilët do të vijnë në koncertin tonë, do të befasohen këndshëm. Ashtu siç është dhe tek popujt e tjerë, në fillim, kur krijohet kultura muzikore kombëtare, kompozitorët janë ndikuar nga shkollat, në të cilat kanë mësuar. Kurse ata kanë mësuar kompozim kryesisht në Rusi dhe në Gjermani. Në disa nga krijimet kjo ndihet. Ka dhe disa të krijuara në bazë folklorike. Vet poezia është një poezi dashurie, shumë ledhatuese dhe e butë. Këngët janë shumë të mira. Çdo një prej tyre ka bukurinë e vet. Një bukuri shumë e madhe është kjo muzikë” – shpjegoi Nona Krastnikova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stacioni Hekurudhor në Plovdiv bëhet skena për një koncert kurioz

Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..

botuar më 24-09-13 8.25.PD

"Do të bjerë shi"

Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..

botuar më 24-09-12 8.25.PD

Për “Mary Boys Band” vera zgjat deri më 25 tetor me "Peizazh me ngjyra"

Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..

botuar më 24-09-11 7.20.PD