Më 9 prill, ditën e hënë, Dueti bullgar “Collage” do të prezantojnë vepra të kompozitorëve letonë. Sopranoja Nona Krastnikova dhe pianistja Mariya Ruseva kanë përgatitur rreth 20 këngë, të cilat do të tingëllojnë në gjuhën origjinale.
Koncerti “Muzika e Letonisë” është një pjesë e projektit të suksesshëm “Muzika e Evropës”, i cili realizohet me përpjekjet e përbashkëta të Filarmonisë së Sofjes dhe Akademisë Kombëtare Muzikore ”Panço Vlladigjerov”. Ne kemi nderin të prezantojmë krijimtarinë e kompozitorëve nga vendet e ndryshme të Evropës. QËshtë një sfidë e madhe. Si një duet deri tani kemi shumë programe të realizuara, por pjesa më e madhe prej tyre janë zhvilluar në lidhje me krijimtarinë e kompozitorëve të njohur. Notat, të cilat i morëm për këtë koncert, janë të autorëve, të cilët shkruajnë në sferën e stilistikës romantike muzikore. Ja dhe emrat e tyre: Emīls Dārziņš Jāzeps Vītols, Romualds Kalsons , Alfrēds Kalniņš, Jānis Ķepītis e të tjerë.
Dihet se, kultura kombëtare e Letonisë fillon të formohet në fund të shekullit të 19-të. Vite të gjata përpara kësaj, arti muzikor zhvillohet në frymën e traditës gjermane. Krijimet e përfshira në program janë kompozuar gjatë shekullit të 20-nga fillimi i njëqindvjeçarit deri në vitet 70. Duke u përgatitur për koncertin e ardhshëm, të dyja interpretueset për herë të parë kanë mundësinë të afrohen deri tek gjuha letone. Një ndihmë shumë të madhe për mësimin e këngëve Nona merr nga Ziedite Runkule nga Letonia – një pianiste, e cila punon në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”.
“Ajo jo vetëm se më ndihmoi me shqiptimin, por përktheu dhe tekstet e këngëve- gjë, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për një interpretues. Gjuha letone është gjuha më e çuditshme, në të cilën kam kënduar deri tani, por nuk do të doja që ta nënvizojë këtë. Doli se, ajo është një gjuhë shumë melodike, këndohet shumë lehtë. Përveç kësaj, veprat janë shkruar me një njohje të mirë të muzikës vokale. Janë shumë të këndshme për t’u kënduar por edhe për t’u dëgjuar. Mendoj se njerëzit, të cilët do të vijnë në koncertin tonë, do të befasohen këndshëm. Ashtu siç është dhe tek popujt e tjerë, në fillim, kur krijohet kultura muzikore kombëtare, kompozitorët janë ndikuar nga shkollat, në të cilat kanë mësuar. Kurse ata kanë mësuar kompozim kryesisht në Rusi dhe në Gjermani. Në disa nga krijimet kjo ndihet. Ka dhe disa të krijuara në bazë folklorike. Vet poezia është një poezi dashurie, shumë ledhatuese dhe e butë. Këngët janë shumë të mira. Çdo një prej tyre ka bukurinë e vet. Një bukuri shumë e madhe është kjo muzikë” – shpjegoi Nona Krastnikova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy..