Megjithëqë kaluan mezi tre muaj nga fillimi i vitit, tashmë fillojmë të mendojnë se si të kalojmë më mirë pushimet e verës. Disa zgjedhin të pushojnë në shtëpi, të tjerë – duke udhëtuar nëpër vend. Ka të tillë të cilët marrin avionin te ndonjë kryeqytet evropian ose botëror. Kështu të tretët nisin një udhëtim pa ditur se si do të përfundojë. Në radhët që vijojnë do t’ju njohim me dy veta, për të cilët udhëtimi është jo vetëm një pasion, por edhe mënyrë e jetesës. Që nga viti 2011 e deri më sot ata frekuentuan 67 shtete, nga ku kanë mijëra kujtime.
Vallë, a është e mundshme që jeta jonë të jetë plotë aventura dhe çaste të paharrueshme? Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjen Bistra Jakimova dhe bashkëshorti i saj, maqedonasi Nace Sapunxhiev.
“Njeriu duhet të di se çfarë dëshiron të shikojë përderisa udhëton. Kur udhëtimi është një pasion atëherë njeriu ia kushton tërë kohën dhe të gjitha mjetet. Nuk nevojiten shumë mjete për të udhëtuar. Më tepër duhet të kërkohet mënyra për realizimin e mundësive më të mira. Në fillim kur u njohëm udhëtuam vetëm kur ishim me leje, sepse ne të dy punojmë në sektorin IT. Mirëpo, me kalimin e kohës zbuluam se do të jetë mirë në se do të arrijmë të gërshetojmë udhëtimin me punën. Kështu që tani synojmë te një mënyrë të tillë të jetesës, e cila të na lejojë të punojmë lirisht përderisa udhëtojmë.”
Për tetë vitet, që kur udhëtojnë dhe pas përjetimeve të shumta, të dy ata pranojnë, se në se ka ndonjë vend jashtë Bullgarisë, ku dëshirojnë të kthehen dhe të jetojnë, kjo është Zelanda e Re. Popullsia, natyra e bukur, larmia kulturore janë ata të cilët bëjnë që të dy ata të ndjejnë veten mirë në këtë ishull të largët në Oqeanin e Qetë.
Pikërisht në Zelandën e Re lindi ideja që Bistra Jakimova të tregojë për udhëtimet e tyre në librin “Magjia e udhëtimit: ndiq vendësit”. Në të gjetën vend 14 histori për Japoninë, Republikën Dominikane, ishullin Bali, Brazilin dhe vende të tjera ekzotike ndaj të cilëve çdo turist shfaq interes. Ato histori nga udhëtimet, të cilat nuk gjetën vend në libër mund të zbulohen në bllogun e të dy udhëtarëve. Në të përveç se të zbulohen këndet më të bukura të Tokës, mund të lexohet informacion për akomodim. Mirëpo, ka hotele të cilët befasojnë turistët si për shembull hoteli kripor që ngrihet në shkretëtirën më të madhe të kripës në botë Salar de Uyni në Bolivinë Jugore ose anija e ndalur e kthyer nga kapiteni i saj në një hotel të ankoruar në qytetin rumun Sibiu.
Tani për tani të dy aventurierët planifikojnë për këtë vit dy udhëtime – gjatë prillit te Ishujt Sejshelle, ndërsa gjatë qershorit – deri te Spanja Jugore. Përveç në botë ata të dy frekuentojnë edhe kënde interesante në Bullgari. Këtë e bëjnë zakonisht të shtunën dhe të dielën ose kur nuk mund të marrin leje. Udhëtimet e fundit në Bullgari ishin deri në qytetin Pllovdiv, për shkak të atmosferës artistike të këtij vendbanimi dhe deri te pushimoret Pamporovo dhe Sapareva Banja.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..
Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët...