Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon edicioni i tretë i Master of Art

Festivali i Filmave, i cili na takon me të gjitha artet

БНР Новини

Hapja zyrtare e Master of Art është më 12 prill, me filmin “Duke vallëzuar Bethovenin” me regjisore Arança Agires. Filmi paraqet përgatitjen e balerinëve dhe muzikantëve - pjesëmarrës në një spektakël unikal në Tokio. Të njëjtën mbrëmje, por dy orë më herët, është “auftakti i festivalit” - projektime të filmit “Letrat nga e ardhmja”, ku protagonisti është Viktor Çuçkov – kompozitor dhe pianist, dhe të filmit “Antoan djo Sent Ekzjuperi – romantiku i fundit”, kushtuar autorit të romanit “Princi i vogël”.

“Duke vallëzuar Bethovenin” dhe “Letrat nga e ardhmja”

Festivali do të vazhdojë deri më 30 prill, kurse sipas traditës Pallati Kombëtar i Kulturës është partneri i aktivitetit. Në program janë përfshirë 77 tituj premierash në Bullgari, 10 prej të cilëve janë bullgarë. Filmat paraqitin emrat e mëdhenj në fushën e arteve dhe kulturës. Disa prej tyre janë Bjarke Ingels, Kent Nagano, Vasilij Kandinski, Mark Shagal, Antoan djo Sent – Ekzjuperi. Lev Tolstoj, Salvador Dali, Maria Kalas, Mstislav Rostropoviç, Mikelanxhelo, Çarli Çaplin, Karlos Saura, Oskar Kokoshka, Ivan Andonov, Petër Popjordanov – Çoço. Që në edicionin e parë të festivalit Najo Ticin i vuri vetes si qëllim të paraqesë dokumentarët më të mirë në fushën muzikës, valleve, arteve figurative, arkitekturës, dizajnit dhe letërsisë. Për herë të parë sivjet në program janë shtuar akoma dy kategori – arti për fëmijë dhe arti kulinar. Festivali tashmë zhvillohet njëkohësisht në tri qytete – në Sofje, Plovdiv dhe Varna. Seleksionimi i veprave, kategoritë, ku janë grupuar, si dhe diapazoni i gjerë prej temash e bëjnë “Master of Art” me të vërtetë një aktivitet unikal jo vetëm për vendin tonë, por në plan botëror.

СнимкаParimisht festivalet kinematografike e takojnë publikun me artin e shtatë. “Master of Art” e takon publikun me të gjitha artet – thotë Najo Ticin. - Ndoshta kjo është një prej veçorive më të rëndësishme të festivalit tonë. Duke i paraqitur të gjitha këto kërkime krijuese dhe këta krijues të mëdhenj, ai është më tepër një festival, i cili na frymëzon, sesa na dëfren. Kurrë nuk është vonë ta prekësh artin dhe nuk ka “vend të rezervuar” për ata, të cilët mund ta bëjnë këtë.  S’ka nevojë detyrimisht të jesh “i ndriçuar nga drita e projektorit”. Për shembull i tillë është rasti në “Lëvizje në tre akte – teatri operistik i Berlinit” – një film për tërë jetën e këtij teatri operistik – duke filluar nga pastruesit, tenorët e shquar në skenën e tij, dirigjentët e këtij vendi special. Vepra tregon për një traditë 275-vjeçare, siç edhe për gjërat më të zakonshme në ndërtesën e teatrit, siç është perdja mbrojtëse nga zjarri. Jam i bindur se secili punëtor skenik në njëfarë mënyre është lidhur me artin e madh – duke mbyllur perden, duke ndryshuar dekoret. Me siguri tërë atmosfera e këtij teatri i pastron shpirtrat e i bën njerëzit më të mirë. Vendimi për krijimin e këtij festivali para tri vitesh ishte provokuar nga fakti se tek ne nuk kishim një festival të tillë. Me dokumentarët e mi jam ftuar në shumë forume ndërkombëtare. Mblodha mjaft përshtypje dhe i thashë vetes se dëshiroj të kemi një forum të tillë edhe në Bullgari. Kur krijova konceptin për festivalin nuk kam ndjekur ndonjë model konkret dhe mendoj se ai nuk ka analog tjetër në botë. Për sa i përket favoritit tim ndër filmat, që do të prezantohen – ai me siguri është “Duke vallëzuar Bethovenin”. Në të mund të shihen artistët e mëdhenj – trupa e baletit të legjendarit Moris Bezhar, ajo e Tokios, Filarmonia e Izraelit me dirigjent Zubin Meta, bashkë me Simfoninë e mrekullueshme numër nëntë të Bethovenit. “Master of Art “zhvillohet gjatë Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe pjesa e fundit e Simfonisë së Nëntë është himni i Evropës. Ja se pse e zgjodha këtë film për çeljen e festivalit."


Shfaqjet e filmave mund t’i ndiqni në Sofje në kinematë Lumier, Odeon, Shtëpinë e Kinemasë, Cine Grand në Park Center, Qendrën kulturore G8 dhe Euro Cinema. Në Plovdiv – në  Lucky, Shtëpinë e kinemasë dhe në qytetin bregdetar Varna në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve, Contemporary Space dhe në Cinema Room.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Jordanka Ivanova

Foto: masterofartfilmfestival.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD
Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD