Kaluan tre muaj që nga fillimi i Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, e para për vendin tonë. 62 ditë të punës, plotë takime të shumta të nivelit të lartë dhe mbledhje të grupeve të punës si në Sofje ashtu edhe në kryeqytetet e BE-së – Bruksel dhe Strasburg. Në një konferencë për shtypin organizuar në Pallatin Kombëtar të Kulturës, ministrja e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së Liljana Pavllova duke evidentuar punën e kryer deri tashti theksoi, se brenda këtyre tre muajve u siguruan shumë dobi të gjithë shtetasve evropianë:
“Gjatë kësaj periudhe në Sofje, Bruksel dhe Strasburg u zhvilluan më se 1000 mbledhje, 22 këshilla të ministrave. Në Sofje kalendari i presidencës përfshin më se 320 veprimtari, 100 prej të cilave tashmë u bënë fakt. Një nga arritjet, me të cilat krenohemi është, se në kuadrin e njërës prej takimeve në nivel parlamentar, miratuam rregullat për punë të Evropolit. Një hap tjetër i rëndësishëm për zhvillimin e BE-së është, se arritëm të miratojmë direktivën për punëtorët me shërbim. Miratuam vendime në fushën e mjedisit dhe klimës, të lidhura me monitorimin e emetimeve të karbonit të automobilave, si dhe me direktivën për efektivitetin energjetik të godinave. Përfunduam punën mbi një rregullore lidhur me bllokimin sipas parimit gjeografik, e cila u miratua gjatë presidencës estoneze. Aplikimi i saj nga 1 dhjetori i këtij viti do t’u lejojë shtetasve të bashkimit të tregtojnë online produkte në çdo sajt evropian pa të ridrejtohen te faqe të tjera internet, ku mallrat ofrohen me çmime më të leverdishme.”
Ministrja Pavllova iu kushtoi vëmendje edhe disa propozimeve të tjera, të cilat kanë rëndësi për shtetasit. Një pjesë prej tyre u miratuan nga ministrat e financave të vendeve anëtare. Një shembull për këtë është rregullorja sipas së cilës dikasteret tatimore të vendeve të BE-së detyrohen të shkëmbejnë informacion në raste dyshimi ose kryerje të mashtrimeve financiare si fshehja dhe zbrazja e tatimit të vlerës së shtuar.
Punohet me këmbëngulje edhe mbi prioritetin kryesor për Bullgarinë – të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Detyra e Bullgarisë është jo vetëm të caktojë datat e aderimit të shteteve ballkanike në BE-në, por t’u tregojë shtetasve të tyre dobitë e anëtarësimit. Dhe kjo do të ndjehet me përfundimit e konektivitetit transportues, energjetik dhe digjital midis shteteve të Ballkanit. Kështu do t’u garantohet e drejta e tyre për akses me burime më të lira dhe më të larmishme energjetike, me infrastrukturë më të sigurt transportuese, me mundësi më të mira për biznes, si dhe biseda më të lira dhe internet më të shpejtë, saktësoi ministrja Pavllova. Përsa i përket takimit të nivelit të lartë më 17 maj dhe sinjalet, se disa shtete anëtare mund ta bojkotojnë për pjesëmarrjen e Kosovës, ministrja bullgare tha, se është e rëndësishme, që takimi të mbahet në emër të së ardhmes më të mirë të Evropës. Pritet, që në kuadrin e tij të miratohet “Deklarata e Sofjes” në të cilën të regjistrohen të gjitha vendimet e miratuara gjatë bisedimeve, si dhe angazhime konkrete të BE-së për investime dhe zhvillim të regjionit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..