Bozhidar Vasillev – TromBobi është trombonist dhe bijtmjekër. Grupi i parë me të cilin fitoi popullaritet është SuthWick. Një projekt tjetër i suksesshëm në krijimin dhe realizimin e të cilit merr pjesë është DAYO. Para më se dy muajve ishte premiera e albumit të tij të parë prej autori. Muzikanti i ri vetë prezantohet ashtu:
“Jam nga familja e inxhinierëve. Që kur isha 8 vjeçar fillova të merrem me muzikë. Atëherë këndova në një grup vokal. Kur u bë 10 vjeçar më propozuan të japë provimet për Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Ishte e domosdoshme të zgjidh midis fagotit dhe trombonit. Deri atëherë nuk e kisha parë trombonin se si duket, por vendosa se kjo do të jetë vegla për të cilën do të mësoj. Mbarova shkollën në vitin 2012. Pas kësaj një vit mësova në Konservatorin e Amsterdamit, ku më pranuan me trombonin xhaz. Në po atë kohë me grupin e parë incizuam dhe filluam të prezantojmë albumin e parë. Pasi më mori mallin vendosa të kthehem. Atëherë formuam grupin DAYO. Jashtë grupeve marr pjesë në projekte së bashku me muzikantët Angell Zaberski – bir, Misho Josifov, Hristo Jocov, ngandonjëherë edhe me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Përfshihem në projekte xhaz, fënk, pop etj. Jam i pasionuar pas kulturës më moderne fënk.”
Aktualisht bashkë me kolegët e tij nga grupi SouthWick, TromBobi punon mbi albumin e dytë. Para më pak se sa një viti në tregun muzikor doli albumi i parë i grupit DAYO. Trombonisti është pjesë e albumit të ri të këngëtares Desi Andonova, i cili pritet që së shpejti të dalë në tregun muzikor. Gëzohet se ka fatin të punojë me muzikantë aq të mirë.
Për takimin e parë me xhazin kujton: “Përderisa mësova në Shkollën Muzikore merresha vetëm me muzikë klasike. Kur isha 14 vjeçar rastisi të frekuentoja Festivalin Ndërkombëtar të Arteve “Apolonija”. Çdo mbrëmje kishte koncerte xhaz me muzikantët Georgi Donev, Vili Stojanov, Misho Josifov. Deri atëherë nuk kisha dëgjuar virtuozë të tillë. Fillova të marr mësime nga Vili Stojanov dhe me siguri mund të them, se ai më ndihmoi shumë të bëhem muzikanti që jam. Frymëzuese janë kontaktet e mia profesionale me djemtë nga DAYO – Denis Popstoev (saksofon), Vasill Vutev (bateri), Evden Dimitrov (bas), DJ RawLand. Muzika jonë u përfshi në disa episode të bllogut të artistit Uill Smith. Nga një label, bazuar në Singapor dhe Nju Jork na propozuan të incizojmë muzikë krejt të ndryshme. Përderisa isha në Holandë te unë lindi dëshira të bëjë beats. Shumica e muzikantëve nuk e pranojnë këtë me seriozitet, por unë e pëlqej dhe gëzohem se e zbulova këtë mënyrë të shprehjes muzikore. Më pëlqen të kërkojë tingëllime të reja. Përsa i përket projektit tim të debutimit prej autori, nuk mund të them se ai është konceptual, ose BeatTape, megjithëqë në të ka mjaftë beats. Në veprën e parë Evden Dimitrov i bie basit, ndërsa Aleksandër Sllavçev – i bie kitarës në pjesën e tretë, vokalët janë Volen Millçev, Desi Andonova, Lina Nikoll, Simo Zheljazkov. Kam pak vështirësi të caktojë stilin e muzikës. Më tepër ato janë rryma të cilat kanë ndikuar mbi veprat e krijuara prej meje. Publiku ynë është kryesisht në klubet. Kur dalim në skenë shfrytëzojmë fragmente të cilët nuk mund të ekzekutojmë në moment. Albumi u realizua në sajë të Sofia Beats – një bashkësi të vogël njerëzish me pasione dhe pikëpamje të përafërta. Gëzohem kur dal në skenën muzikore.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..