Pas shpërbërjes së Bullgarisë së Vjetër të Madhërishme të khanit Kubrat, biri i tij i dytë Kotrag nisi në veri në krye të fisit protobullgar kotargi. Ata u vendosën përgjatë rrjedhjes së lumit Sredna Vollga dhe te viti 660 formuan Bullgarinë e Vollgës. Gjurmët e historisë së saj sot ruhen dhe studiohen në Rezervatin Historik Arkitekturor Muzeor Bullgar në Tatarstan.
“Konsiderohet, se Kotrag (ose Kodrag) është një figurë legjendare. Për të përmendet në mënyrë të tërthortë në kronikat bizantine, por tani për tani burime të besueshme të shkruara për ekzistencën e tij nuk janë të zbuluara”, tregon zëvendës drejtori i muzeut Andrej Fas’hutdinov.Rajoni, të cilin e zgjodhën bullgarët ishte shumë i përshtatshëm për komunikacionet në sajë të lumenjve të mëdha dhe rrugëve tregtare, që kaluan përmes tij. U krijuan qendra të mëdha ekonomike, kulturore dhe politike dhe u formua një portë origjinale midis Lindjes dhe Perëndimit. Ndryshe nga Bullgaria e Danubit, e cila në vitin 864 pranoi fenë e krishtere, në Bullgarinë e Vollgës në vitin 922 te hani Allmush për fe zyrtare u shpall islami.
“Megjithëkëtë një pjesë prej popullsisë i mbeti besnik besimet pagane, ndërsa të tjerë u bënë të krishterë. Për pranimin e islamit një rol të madh luajtën lidhjet aktive ekonomike dhe kulturore me Azinë e Mesme, në të cilën ishte e përhapur feja myslimane. Supozohet, se bullgarët e parë të cilët e pranuan islamin ishin tregtarë dhe udhëtarë. Më vonë islami u përhap ndër fiset e ndryshme. Kjo ndikoi edhe mbi shkrimin e përdorur nga bullgarët e Vollgës, tregon Adnrej Fas’hutdinov
“Para pranimit të festë islamike ata përdorën shkrimin runik. Në muze ruhen sende me rune, më shpesh shkronja të veçanta të alfabetit runik. Deri në shekujt XII-XIII ato u shfrytëzuan si shenje të zanatçinjve ose të fiseve. Pas pranimit të islamit u përhap shkrimi mbi bazën e alfabetit arab, i cili shfrytëzohej deri në vitet 20-të të shekullit XX, domethënë deri në ardhjen në pushtet të bolshevikëve.”
Bullgarët e Vollgës janë populli i vetëm, i cili iu dha rezistencë vendimtare mongolëve gjatë betejës së njohur të deshve në vitin 1223. Lidhur me këtë bashkëbiseduesi shpjegon:
“Kjo betejë midis bullgarëve dhe ushtrisë mongole u zhvillua në rajonin Samarska Lluka përgjatë rrjedhjes së lumit Vollga. Pasi mësuan për sulmin e planifikuar të mongolëve, me ardhjen e tyre bullgarët imituan tërheqje, duke e vënë armikun në një kurth të përgatitur paraprakisht. Nëpërmjet kësaj dinakërie ushtarake bullgarët goditën mongolët të cilët u shpëtuan duke ikur me vrap. Shumica prej mongolëve u morën rob lufte. Pas përfundimit të betejës bullgarët shkëmbyen mongolët e robëruar për desh, gjë që për ushtrinë mongole ishte një turp i madh. Pikërisht ky luftim mbeti në histori si “Beteja e deshve”.“
Lulëzimi më i madh Bullgaria e Vollgës shënoi në shekullin XII dhe gjysmën e parë të shekullit XIII deri në vitin 1236, kur u pushtua nga ushtria mongole:
“Bullgarët e Vollgës ishin tregtarë të mirë. Ata tregtuan me shumë vende, duke arritur deri te Kina. Ata arritën deri te Siberia, nga ku mbanin lëkurë të çmueshme, eshtra të fosilizuara dhe stërdhëmbë të mamutëve, të cilët i shitën në tregjet e Bollgarit, Evropës dhe Azisë. Ata arritën deri te Deti i Bardh i Oqeanit Verior të Akullt, nga ku bliheshin lëkura dhe stërdhëmbë të lopëve të detit. Krahas kësaj zhvilluan prodhim artizanal të teknologjisë së lartë për konsumim të brendshëm dhe për eksport. Në shekullin XIV pikërisht në ato troje u zhvillua edhe prodhimi i gizës, përderisa në Evropën Lindore ky zanat u përhap mezi në shekullin XVI. Arkeologët zbuluan punishte me furra për shkrirjen e gizës në të cilat temperatura e punës arrinte deri në 1000 e më shumë gradë. Bullgarët punuan artikuj të mrekullueshëm bizhuterie. Teknologjitë e tyre të moçme edhe më sot shfrytëzohen nga tatarët. Te ta ishte i zhvilluar edhe prodhimi i qelqit. Krahas kësaj bullgarët ishin ushtarë trim. Disponuan një ushtri të fuqishme, bazuar mbi kalorësit. Këmbësoria e armatosur rëndë luante rol ndihmës.”
Shumë i lartë ishte niveli i kulturës shpirtërore, i shkencës dhe i arsimit të bullgarëve të Vollgës, thekson Andrej Fas’hutdinov dhe vazhdon:
“Në Bullgarinë e Vollgës shkrimi ishte i përhapur gjerësisht, gjë për të cilën ndihmonte edhe sistemi i mësimdhënies. Si djemtë, ashtu edhe vajzat që nga mosha më e re mësuan të lexojnë dhe të shkruajnë në shkollat që ekzistuan pranë xhamive. Si rezultat një përqindja e lartë e popullsisë ishte i shkolluar. Islami detyronte që të mësohet gjuha arabe. Por njerëzit me arsim më të lartë mësuan edhe gjuhët e tjera lindore. Konsiderohej, se njeriu i arsimuar në Bollgar duhet të zotëronte disa gjuhë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: bolgar.infoNjë tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..