Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emrat nga e ardhmja e konkursit “Virtuozë të rinj”

Foto: arkiv

Konkursi ndërkombëtar “Virtuozë të rinj-2018” u hap më 15 prill me koncert të Filarmonisë së Sofjes me dirigjent Najden Todorov. Soliste në program qe Sofia Mehonoshina. Klarinetistia e re e cila sapo ka bërë 14 vjeç, tanimë është mbajtëse e dekoratave nga konkurse ndërkombëtare në Rusi, Austri, Itali, Spanjë, si dhe e dekoratës së madhe “Zbulimi i konkursit” nga edicioni i mëparshëm i “Virtuozëve të rinj”. Gjatë vitit 2017 ajo mori çmimin e posaçëm të Filarmonisë së Sofjes, gjë e cila i dha mundësi të japë këtë koncert me orkestrën prestigjioze.

Konkursi është i krijuar gjatë vitit 2004 për nder të 100 vjetorit nga themelimi i institucionit të parë muzikor-arsimor tek ne, sot Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Konkursi është i përcaktuar për interpretues dhe kompozitorë të rinj. Që nga viti 2013 është pjesë nga Bashkimi Evropian i Konkurseve Muzikore për të Rinj (European Union of Music Competitions for Youth - EMCY). Sivjet pjesëmarrësit janë nga Austria, Italia, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Koreja e Jugut, Bullgaria e të tjera. Ata do të konkurrohen në 2 kategori - muzikë dhome dhe kompozicion. Konkursi për një bërje të muzikës në ansambël do të zhvillohet në City Mark Art Center. Fillon më 16 prill, kurse më 22 prill është dekorimi dhe koncerti përfundimtar i laureatëve.

Për herë të radhës në Sofje mblidhen në një vend instrumentistë të rinj, të cilët do të përcaktojnë të ardhmen në skenën botërore muzikore. “Presim një konkurrencë serioze. Të gjithë këta fëmijë janë virtuozë të vërtetë dhe besojmë se do të zgjedhim më të denjët mes tyre” – fjalë këto të Millka Mitevës, themeluese dhe drejtoresh artistike e forumit. Sipas traditës në juri janë të ftuar emra të autoritetshme. Formacionet e dhomës do të vlerësohen nga profesoresha Dora Shwarzberg-Romanov (Austri), profesori Leonid Kerbel (Belgjik/Ukrainë), profesori Romain Garioud (Francë), profesori Giuliano Mazzoccante (Italia) dhe profesori Dimo Dimov nga Bullgaria.

Juria ndërkombëtare për kompozim do të shpallet gjatë muajit tetor, kur do të zhvillohet dhe konkursi për kompozitorë të rinj. Një pjesë nga kategoritë mbajnë emrat e disa nga muzikantët më të shquar bullgarë dhe pedagogë – profesoresha Ljuba Ençeva /piano/, profesori Sava Dimitrov /klarinetë/, profesori Kirill Karell Stari /korno/, profesori doktor Dobri Paliev /bateri/, profesori Georgi Badev /violinë/. Që nga viti 2018 konkurrimi në kompozicion do të mbajë emrin e kompozitorit të madh bullgar akademik Marin Goleminov.

“Virtuozë të rinj” organizohet në partneritet me Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” dhe është një pjesë nga kalendari i ngjarjeve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit për vitin 2018. Fondi i dekorimit është 21 750 leva dhe sigurohet nga Ministria e Kulturës. Në çdo një grup të moshës jepen nga 3 çmime. Ka dhe jo pak çmime të posaçme.

Ditët e konkurrimit, gala koncerti dhe ceremonia solemne janë me prani të lirë dhe mund të vizitohen nga të gjithë adhuruesit e muzikës klasike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD