Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekorata më e madhe është publiku dhe ajo e cila përjetohet në sallë

Ju prezantojmë violonçelistin Aleksandër Somov

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Një instrumentist i shkëlqyer, kurse gjatë viteve të fundit dhe pedagog, Aleksandër Somov është mes muzikantëve më të njohur të rinj bullgarë. Nuk do të bëjmë gabim në qoftë se themi se është dhe mes “radio-fëmijëve” më të dashur, sepse incizimet e veta të para për fondin e Radios Kombëtare Bullgare i bën akoma si adoleshent, kurse bashkëpunimi i tij me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare vazhdon edhe sot. Që nga viti 2006 është profesor në Konservatorin e Strasburgut dhe solist-drejtues i grupit të violonçelave në Filarmoninë e Stresburgut Strasbourg Philharmonic Orchestra. Përpara kësaj 6 vjet është në të njëjtin pozicion në Northern Sinfonia. Ai është një mik-solist i përhershëm i Filarmonisë së Londrës London Philharmonic, të Orkestrës Simfonike të Londrës London Symphony, të Orkestrës së Dhomës të Skocisë Scottish Chamber e të tjera. Zhvillon koncerte në Evropë, Japoni dhe Kinë. Ka disqe të incizuara për kompanitë muzikore Naxos dhe Gega New, si dhe incizime të shumta për fondet arkivore të Radio BBS, për Radion Polake në Poloni dhe Radio Valencia.




Jam i detyruar të mësuesve të mi Rusi Dragnev, tek i cili fillova arsimin tim dhe Stefan Runevski, i cili qe mësuesi im në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në vazhdim të 12 vjetëve" – thotë Aleksandër.

Në Guildhall School of Music and Drama në Londër është midis viteve 1995-2000 dhe bëhet studenti i parë evropianolindor i cili i ka përfunduar studimet me medalje të artë. Pedagog i tij aty po kështu është bullgar – profesori Stefan Popov.




Një kontribut të madh në formimin e tij si profesionist ka nëna e tij Bogdana Popova – pianiste, me të cilën ka realizuar qindra koncerte dhe dhjetëra incizime. Mbajtës i dekoratave prestigjioze violonçelisti i ri tregon:

Dekorata më e madhe është publiku, ekzekutimi në koncerte dhe përjetimi i muzikës. Për ndryshe kam dekorata të shumta – medalje të artë nga Guildhall, disa çmime të para. I pranoj si hapa të domosdoshëm  në rrugën e çdo një artisti. Por, ashtu siç ju thash, më të rëndësishme janë koncertet, turnetë, vështrimi i njerëzve, fjalët me të cilat ata vlerësojnë atë të cilën e kanë përjetuar në sallë...Momentet më të rëndësishme nga zhvillimi im kanë qenë në Bullgari. E çmoj shumë punën time me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, me të cilën punoj tanimë 25 vjet. Me një ndjenjë kaq të ngrohtë kthehem gjithmonë këtu dhe takohem me kolegët, disa i njoh nga hapat e mi të parë me orkestrën, të tjerë-janë bashkënxënës të mi. Kuptohet se, puna ime në Orkestrën e Strasburgut është jashtëzakonisht frymëzuese. Çdo një orkestër ka hapur përpara meje një anë të ndryshme nga ekzekutimi në ansambël dhe ka pasuruar në ndonjë farë mënyre përvojën time. Jam i lumtur se kam shansin dhe kënaqësinë të ekzekutoj me dirigjent të shkëlqyer. Çdo një klasë e mjeshtërisë, çdo një muzikant me të cilin kam ekzekutuar, ka ndikuar mbi zhvillimin tim.”





Pothuajse me të gjitha koncertet e njohura për violonçel dhe orkestër, Aleksandër ekzkuton dhe vepra të shumta dhome bashkë me muzikantë të njohur.

Njeriu mëson shumë nga muzika e dhomës, zbulon për veten dhe për njerëzit e tjerë gjëra, të cilat mund ti zbulojë vetëm në kuadrin e një ansambli të dhomës. Gjatë 5-6 vjetëve të fundit kam mundësinë të propozoj një repertor, i cili është ekzekutuar shumë rrallë – jo vetëm tek ne, por dhe jashtë. Njeriu e pasuron veten e vet, por jeton me shpresën se i pasuron dhe të tjerët. Po, krijimet bazë janë shumë të rëndësishme në repertorin e çdo një instrumenti, “artileria e rëndë”, siç i quajmë. Por, ka krijime të shkëlqyera të cilat nuk tingëllojnë shpesh dhe unë mundohem ti përfshijë në programet e mia. Më pëlqen dhe puna e pedagogut. Ajo, të cilën iu a transmetoj atyre , të cilët duan të mësojnë diçka prej meje, janë jo vetëm veçoritë teknike të instrumentit. Matrica teknike është e rëndësishme, por ana humane e artit është në themel. Sipas meje duhet të japësh një pjesë nga shpirti tënd.”





Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD