Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurokomisionari Kanete: “Ka nevojë për masa më të rrepta për luftimin e misioneve të karbonit”

БНР Новини
Foto: me.government.bg

Kryeqyteti bullgar Sofja ishte mikpritës i një mbledhjeje joformale të ministrave të energjetikës nga Bashkimi Evropian. Ajo u zhvillua në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së dhe kaloi nën moton “Energji e pastër për të gjithë evropianët”. Në kuadrin e forumit u shqyrtua pakoja e rëndësishme e dosjeve kushtuar energjisë së pastër, e cila përfshin direktivat për efikasitetin energjetik dhe burimet ripërtëritëse energjetike.

Eurokomisionari për klimën dhe energjetikën Migel Arias Kanete deklaroi se pas disa vitesh energjia e prodhuar nga burimet ripërtëritëse energjetike do të jetë e konkurrueshme në treg dhe kjo do ta bëjë energjinë elektrike më efektive. Ai shtoi se ka nevojë për rregulla më të rrepta të lidhura me emisionet e karbonit, që lëshohen nga centralet e qymyrit. Ata do të mbeten pa subvencion shtetëror në qoftë se emisionet e tyre të karbonit tejkalojnë 250 gramë për kilovatë orë. Energjia bërthamore është një resurs, i cili mund të përdoret pa problem nga shtetet-anëtare, por duhet të garantohet siguria e qytetarëve dhe vendet duhet të zbatojnë strikt detyrat e tyre të direktivës lidhur me ruajtjen dhe asgjësimin e mbeturinave bërthamore, deklaroi komisionari evropian.

Pritet që gjatë muajit nëntor të paraqitet strategjia evropiane për dekarbonizimin në Bashkim deri në vitin 2050.

Foto: BTASa u përket sfidave, me të cilat ndeshet Ballkani Perëndimor në rrugën drejt një tregu liberal dhe të diversifikuar energjetik, eurokomisionari Kanete është i mendimit se:

Shtylla më e rëndësishme e bashkëpunimit tonë duhet të jetë korniza juridike dhe institucionale, e cila do të arrihet vetëm me vazhdimin e afrimit midis legjislacionit të Ballkanit Perëndimor dhe legjislacionit energjetik. Këto qëllime nuk mund të arrihen, pa pasur parasysh tranzicionin energjetik në nivel kombëtar dhe regjional. Që të vëzhgohet përparim sa i përket bashkimit energjetik, ka nevojë për krijimin e strukturave të forta udhëheqëse. Me ndihmën e tyre do të ecim drejt një sistemi më të sigurt dhe të qëndrueshëm evropian.”

Gjatë debatit në Sofje ministrat shqyrtuan se çfarë të jetë roli këtej e tutje i Agjencisë për bashkëpunim mes rregullatorëve energjetikë. Vendimi nëse ajo të ruajë kompetencat e veta apo të marrë kompetenca të reja, duhet të merret deri në fund të qershorit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anëtarësimi në Eurozonë sjell pluse për biznesin dhe ekonominë bullgare

Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..

botuar më 25-01-08 1.03.MD

Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në Eurozonë

Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..

botuar më 25-01-07 9.18.PD

Një apartament 100 metra katorë në Bullgari kushton 199 paga mesatare

Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..

botuar më 25-01-06 10.19.PD