Pedagog, ekzekutues, kompozitor, profesori doktor Dobri Paliev është një nga figurat më të rëndësishme në historinë tonë muzikore. Më 22 prill në Sallën “Bëllgarija” është koncerti i madh kushtuar përvjetorit të 90-të të lindjes së tij. Admiruesit do të dëgjojnë kompozime të tij si dhe vepra për orkestër simfonike për nder të tij. Disa prej tyre do të ekzekutohen për herë të parë.
Dobri Paliev është ekzekutuesi i parë i ksilofonit dhe vibrafonit tek ne. Është themelues i shkollës bullgare të veglave me goditje. Krijoi dhe afirmoi në praktikë vegla të reja muzikore, ndër të cilat pllakat e drunjta dhe metalike, këmborëzat në dy oktavë, makinë ere e kështu me radhë. Çau rrugën drejt kompozimit për veglat me goditje. Vepra të tij – pedagogjike dhe artistike janë të botuara në Francë, Gjermania dhe në vende të tjera. Dobri Paliev lindi më 20 prill të vitit 1928 në qytetin Pernik, ku jetuan prindërit e tij në atë kohë. Në kujtimet e tij ai rrëfen se erdhi në botë “me bubullimë dhe gjëmim” sepse po atë ditë në rajon ra një tërmet. Më parë filloi t’i binte fizarmonikës, pas kësaj trumbetës. Në qytetin Shumen, ku familja u transferua për banim formoi “Xhazin e ambiciozëve”. Kur një ditë bateristi i grupit mungonte, ai e zëvendësoi dhe kështu zbuloi talentin e vet. Si student në Akademinë Muzikore punonte në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, pas kësaj – në Teatrin Muzikor. Dekada me radhë ishte pjesë e “Tinko Stançev trios”, me të cilën jepte koncerte të shumta.
“Gjithçka të cilën e kam mësuar është prej tij – tregon profesori Hristo Jocov, ekzekutues i njohur, kompozitor dhe pedagog. – Ai është mësuesi im i vetëm – që nga Shkolla Muzikore derisa mbarova Akademinë Kombëtare Muzikore. Ai na jepte mësime jo vetëm për profesionin dhe muzikën por edhe për jetën. Ishte një njeri i mirë, i cili tregonte kujdes prej të ati. Ndaj secilit shfaqte një qëndrim personal. Me studentët shpesh herë flasim për të dhe komentojmë aspekte të ndryshme të punës së tij. Megjithëqë ai u nda nga jeta para 20 vitesh, tërë konstruksioni pedagogjik, metodika e mësimdhënies së krijuar prej profesori Paliev do të mbeten përgjithmonë në thelbin e studimit të veglave klasike muzikore me goditje. Dhe jo vetëm në Bullgari. Kjo është në programet mësimore të shumë vendeve të botës. Ishte një njeri vital i cili e gjente energjinë në muzikë dhe në kontaktet me nxënësit."
Lista e muzikantëve të njohur, të cilët kaluan përmes shkollës së profesorit Paliev është shumë e gjatë. Ndër ta janë Stojan Jankullov-Stunxhi, Asen Avramov, Rumen Bojaxhiev, Hillda Kazasjan, muzikantët e ansamblit të parë bullgar të perkusive “Poliritmija” (themeluar prej tij) – Emill Hanxhiev, Boris Dinev, dy bijat e tij Marija dhe Iskra Palievi, Antonin Brzheçka, Rumjana Mihajllova dhe pjesa dërmuese e pedagogëve të sotëm të veglave me goditje.
“Në vitet 70-të të shekullit të kaluar isha nxënëse të tij ndërsa pas kësaj edhe studente në Akademinë Kombëtare Muzikore – tregon Marina Mindova, pedagoge që prej 43 vitesh, shumica prej të cilave në Akademinë Kombëtare Muzikore. – Si unë, ashtu edhe kolegët e mi praktikojmë sistemin e tij të mësimdhënies. Në fillim ai ishte autodidakt dhe kjo i dha atij mundësinë të formojë një metodikë të vetë, e cila u kthye në patentë bullgare. Veglat muzikore me goditje të krijuara prej tij gjithashtu janë patentë bullgare. Profesori Dobri Paliev ishte një personalitet me dituri të gjëra, gjithnjë buzëqeshur. Ai na edukoi në dashurinë e tij të madhe për punën dhe për veglat tona muzikore. Nuk fliste për farefisin, por aristokratizmi të cilin e mbante për nga prejardhje nuk mund të fshihej. Nëna e tij ishte çeke, konteshë për nga prejardhje. Të gjithë ne e njohëm sepse e takuam në shtëpinë e tij dhe ajo frekuentonte gjithnjë koncertet tona. Krahas kësaj ai është autor i një studimi unik kushtuar kambanave kishtare bullgare, pllakave të drunjta dhe metalike kishtare, këmborëzat. Ai udhëtonte shumë, rrethonte kisha dhe manastire, tregonte histori të pabesueshme. Lidhur me këtë studim atij iu ngarkua në derdhjen e kambanave për Monumentin “Flamuri i paqes”. Kontakti me kulturën dhe me shpirtin e tij të pasur lanë te i cili gjurma të paharrueshme dhe të thella. ”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..