Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me “Mëngjesin në atelie” Atanas Hranov na fton në shëtitje në labirintin e tij shpirtëror

БНР Новини
3
Foto: Ani Petrova

Në ekspozitën e tij të re piktori Atanas Hranov hap përpare nesh derën e ateliesë së vet – të atij vendi më intim, nga i cili në mëngjes rrjedh një dritë mistike

Mëngjesi në atelie” turbullon kufijtë mes imagjinatës dhe realitetit dhe nganjëherë lë një gjurmë të zymtë, si ajo prej kafesë së derdhur, që del jashtë gotës dhe merr rrugën e saj”. Kështu njeriu i letërsisë Svetllozar Zhelev prezantoi në galerinë e kryeqytetit “Rakursi” ekspozitën e fundit të një nga piktorët tanë më interesantë bashkëkohorë. Në veprat e tij Atanas Hranov jo vetëm ngulit çaste, ai tregon histori.

Снимка

Atelieja është ajo hapësirë shpirtërore, të cilën secili piktor e mban brenda vetes. Nuk është vetëm një ambient në një ndërtesë – me mure, dysheme, tavan – tha Atanas Hranov. – Bile mund ta quaj “labirint shpirtëror”, të cilin e ndërtojmë çdo ditë me të gjitha shqetësimet, frikët, ëndrrat, dashuritë, dëshirat. Frikët tona nuk janë gjëja kryesore që na formon si personalitet. Natyrisht bota, në të cilën jetojmë, nuk mund të na lërë të qetë dhe ankthi për të ardhmen e saj është i dukshëm në secilin veprim tonë. Por ndërkohë nuk duhet harruar të bukurën rreth nesh – njerëzit duhet të kthehen gjithnjë e më shpesh nga ajo anë – më e ndritshmja, ku jeta jonë është më e mirë.

Снимка

Artisti i lindur në vitin 1961 në qytetin e Plovdivit mbaron specialitetin “Gdhendje mbi dru” në Akademinë e Arteve Figurative, por akoma gjatë viteve të studimit tregon interes për pikturimin, me sukses gërsheton teknikat, duke arritur deri tek një ngjyrosje, specifike vetëm për të. “Fillova të vizatoj mbi dru dhe veprat e mia gjithnjë e më shumë afroheshin tek pikturat. Në fund arrita deri tek rrafshësia e përsosur e kanavacës”- sqaron ai. Deri tani piktori ka 40 ekspozita dhe shpjegon se stili i tij është “realizëm magjik”. Thotë se kur qëndron pranë këmbalecit të piktorit e lë nënndërgjegjen e tij të punojë. Kështu në kanavacë shfaqen përjetime me një logjikën dhe jetën e tyre – siç është rasti me pikturën “Portreti i një udhëtimi”, e cila mund të shihet në ekspozitën “Mëngjesi në atelie”.

Снимка

Një natë duke lundruar në oqean isha vetëm në kuvertë dhe pashë diçka fosforeshente në ujë – kujton Atanas Hranov. Papritmas kjo gjë fillonte të afrohej dhe atëherë përjetova një frikë të tmerrshme për shkak të ndonjë kërcënimi misterioz. Pak më vonë kuptova se këto ishin dy balena, të cilat afroheshin fare pranë jahtit duke luajtur, por derisa e kuptova këtë përjetova një frikë të madhe dhe të papërmbajtshme. Më vonë të njëjtën ndodhi e zbulova në njërën prej pikturave të mia dhe më pëlqente shumë kjo se e kisha treguar historinë “fjalë për fjalë”. Në të mund të shihni fytyrën e një fëmije të frikësuar, të rrethuar nga krijesa të çuditshme të bardha në ujë, ndoshta sepse unë në të vërtetë ndihesha si fëmijë të frikësuar.

Tani, kur pikturat tashmë janë në sallën e ekspozimit, ato do të mbeten atje deri më 4 maj. Pastaj piktori përsëri do të drejtohet në udhëtimin e tij të radhës me jaht – drejt stuhive të tij më të dashura – era dhe uji, dhe do të vazhdojë “udhëtimin e mrekullueshëm, të gjatë dhe interesant, të quajtur jetë”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD