Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valdis Dombrovskis: “Rruga drejt Eurozonës është e gjatë dhe e vështirë, por ia vlen”

БНР Новини
Foto: BGNES

Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari zhvilloi nismën e vet të radhës “Dialogë me qytetarët” me bashkëbisedues Zëvendës Kryetarin e Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, i cili përgjigjet për euron dhe dialogun social, dhe Zv. Kryeministrin e Bullgarisë Tomisllav Donçev, i cili është ish-ministër për fondet evropiane dhe politikën ekonomike në qeverinë e kaluar të partisë GERB. Dialogët me qytetarët zhvillohen në qytetet e tërë BE-së me qëllim që të dëgjohen mendimet e njerëzve dhe të diskutohen çështjet që janë me rëndësi për ta.

Sipas të dhënave të një studimi të agjencisë “Gallup International” në fillim të vitit 2018 48% prej bullgarëve nuk miratojnë implementimin e euros, kurse 46% e përkrahin atë. Skeptikët mendojnë se kjo do të shkaktojë rritjen e çmimeve dhe inflacion. Në ditën e ngarkuar dhe plot me takime politike zoti Dombrovskis ishte i pranishëm në takimin me qytetarët bullgarë për të shqaruar disa nga parametrat e “Aderimit të Bullgarisë në Eurozonë”, siç ishte titulli i diskutimit.

Mesa duket Bullgaria dëshiron të vazhdojë përpara, tha zoti Dombrovskis. Presidenca Bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian mbështetet në mocione si “e ardhmja”, “buxheti”, “Ballkani”. Dhe Komisioni Evropian e përkrah financiarisht dhe teknikisht shtetin tuaj në rrugën drejt Eurozonës. Ajo është e gjatë dhe e vështirë, por ia vlen, sepse siguron dobi të padiskutueshme për biznesin, zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe rritjen e standardit të jetesës. Për të hyrë një shtet në Eurozonë, ai duhet të kapërcejë frikët e veta, të bëjë përpjekje, të sillet si lider në të gjitha nivelet e qeverisjes, të arrijë rritje ekonomike dhe ta balancojë buxhetin. Tani ka edhe një kusht suplementar dhe ai është aderimi në Unionin Bankar“.

Unioni Bankar i BE-së është iniciuar në vitin 2012 si përgjigje e krizës së borxheve në Eurozonë. Një nga qëllimet e tij është sigurimi i mbikëqyrjes së bankave për të mos lejuar falimentime në të ardhmen. Unioni Bankar disponon me mekanizma për ndërhyrje në kohën e duhur dhe garanton se në rast të një falimentimi eventual të ndonjë banke, shpenzimet do të mbulohen në vend të parë nga aksionarët dhe kreditorët e saj, duke shmangur mundësinë që me këto detyrime të ngarkohen taksapaguesit. Qëllimi është rritja e mirëbesimit të qytetarëve evropianë në sektorin bankar dhe në euron si valutë.

Sipas zotit Dombrovskis “Bullgaria ka arritur një nivel të mirë të gatishmërisë për hyrje në “dhomën e pritjes së Eurozonës” (Mekanizmin ERM II). Ajo është e disiplinuar dhe e matur nga pikëpamja ekonomike, ka kurs të fiksuar këmbimi dhe i zbaton të gjitha kriteret e Maastrihtit, qëllimi i të cilave është të sigurohet stabiliteti makroekonomik. Sektori bankar i Bullgarisë ka një gjendje të mirë të likuiditetit dhe shteti nuk ka kredi të pashlyera. Deri para pak kohe në vend vëzhgoheshin mosbalancime makroekonomike, por treguesit janë duke u përmirësuar. Me aderimin në BE shteti filloi një proces, i cili është mirë që të përfundohet. Bullgaria tani për tani me sukses i bind partnerët evropianë dhe duket se së shpejti do të barazohet me shtetet e tjera anëtare. Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë varret nga Banka Qendrore Evropiane dhe nga Unioni Ekonomik dhe Monetar, por mendoj se afati një vjeçar është i mundshëm”.

Në fund Valdis Dombrovskis bëri përpjekje t’i qetësojë frikët e qytetarëve në lidhje me efektet negative të pranimit të euros. Ai tha se në të vërtetë ka nevojë për shpenzime – “rreth 0,3%, por dobitë janë më shumë, në se procesi menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë. Në Letoni për shembull kjo u bë me ndihmën e Memorandumit për aderim të drejtë të biznesit ndaj euros. Monedha e përbashkët evropiane nuk është zgjidhja e të gjitha problemeve dhe nuk i liron shtetet nga përgjegjësia për zhvillimin e politikës racionale fiskale. Rregullat e Bashkimit Evropian vlejnë për të gjithët dhe ne në parim i këshillojmë shtetet t’i shtojnë punësinë dhe të ardhurat, duke ulur njëkohësisht taksat për punëtorët me paga të ulëta”.

Valuta e përbashkët evropiane sipas sajtit të Unionit Ekonomik dhe Monetar ofron përparësi të padiskutueshme, duke ulur shpenzimet për operacionet financiare dhe duke lehtësuar udhëtimet. Në takimin me qytetarët bullgarë Tomisllav Donçev deklaroi se “Eurozona është një ambient i mirë për zhvillimin e bullgarëve dhe se Bashkimi Evropian gjithashtu do të ketë dobi nga pranimi ynë në Eurozonë”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD