Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët i pikturojnë të drejtat e tyre, duke u mësuar të jenë tolerantë

БНР Новини

Derisa agresioni dhe dhuna verbale dhe fizike na pushtojnë gjithnjë e më shumë në botën e sotme një fondacion është angazhuar t’i njohë më të prekshmit me të drejtat e tyre, që të mos bëhen fëmijët tanë viktima të padrejtësive dhe abuzimeve dhe po të ketë nevojë të mund të mbrohen.

СнимкаFëmija duhet të jetë i lirë dhe të ketë mendim të vet. Ai është i detyruar t’i mbrojë sendet e veta dhe të respektojë vetveten dhe të tjerët. Nuk dua të drejta të tjera, kështu më pëlqen” – thotë Trifon, 9 vjeçar, i cili merr pjesë në atelienë e fondacionit “Arti dhe fëmija”, kushtuar të drejtave të fëmijës. Në kuadrin e projektit “Evropa në Sofje me bullgarët e rinj – pikturoji të drejtat e mia” organizata joqeveritare i ka vënë vetes qëllimin për të përkthyer nëpërmjet gjuhës së artit Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Kështu gjersa vogëlushit e pikturojnë përfytyrimin e vet për një botë më të drejtë dhe të barabartë, ata mësohen të kontribuojnë për arritjen e një bote më të mirë edhe nëpërmjet detyrimeve të tyre.

СнимкаSë pari - të pastrojnë rreth tyre, së dyti – të respektojnë të drejtat e fëmijëve të tjerë, së treti – të dinë se kanë edhe ata të drejta të veta” – thotë Maria 9 vjeçare.

Konventa për të drejtat e fëmijës është ratifikuar te ne në vitin 1991, por megjithatë mbetet një prej ligjeve më pak të shpjeguara në Bullgari, është kategorike Borjana Zanova, kryetare e fondacionit “Arti dhe fëmija”. Për këtë shkak në atelie fëmijët përpiqen t’i kuptojnë të drejtat e veta me ndihmën e përrallave dhe duke marrë pjesë në situata të ndryshme.

СнимкаPasi fëmija i kupton të drejtat e veta, ai bëhet më tolerant ndaj të drejtave të të tjerëve dhe i mëson edhe detyrimet e veta – na shpjegon Borjana Zanova. – Konventa për të drejtat e fëmijës përfshin 40 të drejta kryesore. Në vend të parë është se të gjitha fëmijët në botë janë të barabartë - nuk ka diskriminim për nga seksi, mosha, raca, feja. Përveç kësaj të gjithë fëmijët duhet të jetojnë në një mjedis të sigurt – të bukur, komod dhe të ndihen të dashur, si dhe në një shtet ekologjikisht të pastër. Të gjithë fëmijët kanë gjithashtu të drejtën e mbrojtjes nga dhuna fizike, emocionale dhe seksuale. Këto janë të drejta kryesore, të cilat ne i shpjegojmë para fëmijëve nëpërmjet situatave të ndryshme.”

Një prej gjërave kryesore, që fëmijët mësojnë, është se ku të kërkojnë ndihmë, në qoftë se shkelen të drejtat e tyre, që të mos ndiejnë brenda vetes dhimbje dhe frikë.

Снимка

Në vend të parë kjo është familja, sepse sidomos më të vegjlit arrijnë vështirë në institucionet përkatëse – thotë znj. Borjana Zanova. – Prandaj ata nuk duhet të shqetësohen dhe të turpërohen të flasin me prindërit e tyre, Mirëpo, në qoftë se në familje shkelen të drejtat e tyre, atëherë ata duhet të kërkojnë ndihmë së pari nga ndonjë njeri i rritur – mik ose mësues. Akoma më tepër se është vështirë për një fëmijë të kërkojë vetë ndihmë në telefon. Për fat të keq ka familje, të cilat nuk kujdesen mirë për fëmijët e tyre, nganjëherë mjedisi ku ata jetojnë ose mësojnë gjithashtu nuk është i përshtatshëm. Kështu bëhemi dëshmitarë të situatave të ndrysmë, të cilat e prekin të drejtën e tyre të qëndrimit të sigurt në shkollë. Me këtë projekt vihet fillimi i bisedimeve për të drejtat e fëmijëve. Duhet të ketë shumë bisedime në këtë drejtim, sepse kemi shumë probleme.”

Снимка

Derisa i pikturojnë të drejtat e veta vogëlushit e pikturojnë problemin dhe jo zgjidhjen e tij. Për shembull në vend që të vizatojnë një shtëpi të bukur dhe të sigurt, në pikturë shihen prindër indiferentë, të cilët nuk interesohen për fëmijët e veta. Pikturat do të përfshihen në një libër - rregullore juridike, bashkë me tekstet e konventës, me rastin e 1 qershorit. Protagonisti i pikturuar më mirë do të bëhet simbol i njohjes së të drejtave të fëmijës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD