Në Sofje u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me temë “Fëmijët dhe mediat. Mision: Pasqyrim etik”, organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve Evropianë – Bullgaria në partneritet me UNICEF-in. Arsyeja për organizimin e saj u bë statistika e frikshme e Institutit Kombëtar Statistikor, se katër nga dhjetë fëmijë në Bullgari jetojnë në moskamje dhe kanë probleme, të cilat gazetarët neglizhojnë ose ekspozojnë në mënyrë të tepërt në emër të vlerësimit më të lartë ose leximit më të madh të mediave të tyre.
Mungesa e kulturës dhe qëndrimit prej njeriu ndaj fatkeqësisë ose humbjes, të cilat njerëzit përjetojnë, i kthejnë gazetarët në njerëz të bezdisshëm, të cilët jo rrallë provokojnë indinjatën e drejtë të viktimave, duke kërkuar sensacion aty ku nuk ka. Në synimin e tyre për të sjellë të parë informacionin nga vendi i ngjarjes, gazetarët shpesh shfrytëzojnë edhe fëmijët, duke iu drejtuar atyre pyetje të palejueshme madje edhe të papranueshme, të cilave edhe insistojnë t’u dëgjojnë përgjigjen sepse eteri është i shtrenjtë. Pyetje si “Si e ndjeni veten” pas vdekjes së ndonjë të afërmi, “Çfarë ndodhi”, ose “Çfarë ndiet para valës së baticës” të drejtuara pas ndonjë përmbytjeje e cila e shkatërroi shtëpinë e njerëzve, tregojnë, se fati i njeriut të veçantë nuk ka rëndësi për njeriun me mikrofon në duart. Kjo praktikë e kthen të dëmtuarin në viktimë dhe asaj duhet t’i jepet fund sa më parë. Një qëndrim të tillë shprehën të gjithë pjesëmarrësit e konferencës në Sofje. Në ndihmë të gazetarëve u prezantua një udhëzues për pasqyrim etik të problemeve në mediat.
“Qëllimi është që ai të jetë i dobishëm dhe i përshtatshëm për ata që punojnë në mediat dhe të përgjithësojë rregullat më të rëndësishme dhe pyetjet, të cilat secili prej nesh i bënë – shpjegon Ivan Radev nga Asociacioni i Gazetarëve Evropianë. – E kemi të qartë, se gazetarët punojnë në një mjedis dinamik, në të cilin zhvillimet janë shumë të shpejta dhe reagimet e tyre gjithashtu duhet të jenë të njëjta. Atë që dëshirojmë të inkurajojmë është që prania e fëmijëve në informacionet të jetë më e dukshme dhe se të mos hyjnë në hapësirën publike vetëm si viktima, por edhe si anëtarë me të drejta të plota të shoqërisë. Në udhëzuesi ka kapituj me informacion orientuar te fëmijët në përgjithësi dhe te fëmijët nga institucionet e specializuara dhe te ata me probleme me ligjin. Secili grup ka specifikat e veta dhe është mirë që gazetarët të marrin parasysh ato. Krahas kësaj gazetarët duhet të mendojnë për bashkëbiseduesin se si do të ndikojë reportazhi i tyre mbi të dhe mbi të afërmit e tij.”
Ivan Radev theksoi, se përveç udhëzuesit nga asociacioni mendojnë muajin maj të organizojnë edhe kurse të kualifikimit të gazetarëve mbi këtë temë.
Miq special të forumit ishin edhe dy gazetarë njeri nga Britania e Madhe dhe tjetri nga SHBA-ja. Ata janë producentë të filmave, të cilët provokuan ndërrim në qëndrimin dhe në drejtësinë ndaj fëmijëve, sepse punojnë mbi dy tema shumë të ndjeshme për shoqërinë – fëmijët në burg dhe dhuna në shkollë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..