Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët kanë vendin e tyre në mediat, por jo si viktimë në emrin e vlerësimit

БНР Новини
Foto: unicef.bg

Në Sofje u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me temë “Fëmijët dhe mediat. Mision: Pasqyrim etik”, organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve Evropianë – Bullgaria në partneritet me UNICEF-in. Arsyeja për organizimin e saj u bë statistika e frikshme e Institutit Kombëtar Statistikor, se katër nga dhjetë fëmijë në Bullgari jetojnë në moskamje dhe kanë probleme, të cilat gazetarët neglizhojnë ose ekspozojnë në mënyrë të tepërt në emër të vlerësimit më të lartë ose leximit më të madh të mediave të tyre.

Mungesa e kulturës dhe qëndrimit prej njeriu ndaj fatkeqësisë ose humbjes, të cilat njerëzit përjetojnë, i kthejnë gazetarët në njerëz të bezdisshëm, të cilët jo rrallë provokojnë indinjatën e drejtë të viktimave, duke kërkuar sensacion aty ku nuk ka. Në synimin e tyre për të sjellë të parë informacionin nga vendi i ngjarjes, gazetarët shpesh shfrytëzojnë edhe fëmijët, duke iu drejtuar atyre pyetje të palejueshme madje edhe të papranueshme, të cilave edhe insistojnë t’u dëgjojnë përgjigjen sepse eteri është i shtrenjtë. Pyetje si “Si e ndjeni veten” pas vdekjes së ndonjë të afërmi, “Çfarë ndodhi”, ose “Çfarë ndiet para valës së baticës” të drejtuara pas ndonjë përmbytjeje e cila e shkatërroi shtëpinë e njerëzve, tregojnë, se fati i njeriut të veçantë nuk ka rëndësi për njeriun me mikrofon në duart. Kjo praktikë e kthen të dëmtuarin në viktimë dhe asaj duhet t’i jepet fund sa më parë. Një qëndrim të tillë shprehën të gjithë pjesëmarrësit e konferencës në Sofje. Në ndihmë të gazetarëve u prezantua një udhëzues për pasqyrim etik të problemeve në mediat.

Ivan Radev / Foto: sbj-bg.euQëllimi është që ai të jetë i dobishëm dhe i përshtatshëm për ata që punojnë në mediat dhe të përgjithësojë rregullat më të rëndësishme dhe pyetjet, të cilat secili prej nesh i bënë – shpjegon Ivan Radev nga Asociacioni i Gazetarëve Evropianë. – E kemi të qartë, se gazetarët punojnë në një mjedis dinamik, në të cilin zhvillimet janë shumë të shpejta dhe reagimet e tyre gjithashtu duhet të jenë të njëjta. Atë që dëshirojmë të inkurajojmë është që prania e fëmijëve në informacionet të jetë më e dukshme dhe se të mos hyjnë në hapësirën publike vetëm si viktima, por edhe si anëtarë me të drejta të plota të shoqërisë. Në udhëzuesi ka kapituj me informacion orientuar te fëmijët në përgjithësi dhe te fëmijët nga institucionet e specializuara dhe te ata me probleme me ligjin. Secili grup ka specifikat e veta dhe është mirë që gazetarët të marrin parasysh ato. Krahas kësaj gazetarët duhet të mendojnë për bashkëbiseduesin se si do të ndikojë reportazhi i tyre mbi të dhe mbi të afërmit e tij.

Ivan Radev theksoi, se përveç udhëzuesit nga asociacioni mendojnë muajin maj të organizojnë edhe kurse të kualifikimit të gazetarëve mbi këtë temë.

Miq special të forumit ishin edhe dy gazetarë njeri nga Britania e Madhe dhe tjetri nga SHBA-ja. Ata janë producentë të filmave, të cilët provokuan ndërrim në qëndrimin dhe në drejtësinë ndaj fëmijëve, sepse punojnë mbi dy tema shumë të ndjeshme për shoqërinë – fëmijët në burg dhe dhuna në shkollë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD