Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet austriake ndihmojnë për formimin e një mjedisi të ri biznes në Bullgari

БНР Новини
Foto: BTA

Më se 90 për qind prej firmave austriake, të cilat investojnë në Bullgari kanë ndërmend të ruajnë ose të zmadhojnë kapitalet e tyre në vendin tonë. Këtë e njoftoi gjatë një Forumi Biznes Bullgaro Austriak në Sofje kryetari i Dhomës Tregtar Industriale Bullgare Cvetan Simeonov. Mik special i aktivitetit ishte presidenti austriak Aleksandër Van der Belen, i cili bën vizitë dyditore zyrtare tek ne me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev.

Në diskutimin e tij zoti Van der Belen theksoi, se marrëdhëniet diplomatike midis Austrisë dhe Bullgarisë kanë traditën e tyre shumëvjeçare. Ai shtoi, se tani ato janë shumë dinamike, sepse gjatë korrikut Austria do të marrë kryesinë e BE-së nga Bullgaria. Presidenti Radev tha, se Austria është ndër investitorët kryesorë në vendin tonë. Ai theksoi, se shkëmbimi tregtar midis të dy vendeve tona për vitin e kaluar arriti 1 200 000 000 euro dhe shtoi:

Ne nuk matim efektin e pranisë së biznesit austriak tek ne me shifrat e thata në shprehje financiare. Kjo për arsye se biznesi austriak në Bullgari është me prani afatgjatë. Ai krijon vende reale të punës, kujdeset për kualifikimin e personelit dhe ndihmon për zhvillimin e një mjedisi të ri biznes tek ne. Nga ana e vet, Bullgaria kthehet në një nga shtetet kryesore në Evropë në fushën e biznesit IT. Mirëpo, nuk mund të flasim për të ardhmen e Evropës në se nuk arrijmë një konektivitet adekuat transportues, energjetik dhe digjital. Ja përse Bullgaria bënë përpjekje të mëdha në këtë drejtim.”

Zoti Radev theksoi, se shtrirja strategjike e Bullgarisë, aksesi me tregjet e ndryshme, si dhe stabiliteti fiskal dhe ekonomik janë faktorët më të rëndësishëm, nga i cili biznesi austriak mund të përfitojë.

Megjithëqë është i qëndrueshëm mjedisi ekonomik ka të metat e tij, evidentojnë nga Dhoma Tregtare Industriale Bullgare. Për to Cvetan Simeonovi tha:

Në radhë të parë mbetemi mbrapa me transportin hekurudhor. Një problem tjetër është kalimi i kufijve. Nuk është mirë që pasi u investuan miliardë në përmirësimin e rrjetit rrugor tek ne, i cili në kohë të afërte do të lejojë që territori i vendit të kalohet për 3-4 orë, në pikat kufitare të ketë vonesë. Kjo është ashtu sepse sistemi kufitar i kontrollimit nuk punon mirë, mungojnë mjaftë pika kufitare me përjashtim të kufirit me Greqinë. Prandaj do të jetë mirë, në se Ministria e Transportit, Ministria e Financave dhe Agjencia Dogana do të bëjnë më shumë përpjekje për zgjidhjen e këtyre problemeve. Përsa i përket burokracisë, të gjithë e kemi të qartë ekzistencën e saj. Ndajmë shqetësimet e firmave se administrata nuk punon shpejtë dhe me cilësi. Shumë mjete u investuan në qeverinë elektronike dhe besojmë, se kur ajo do të bëhet fakt do të bëjmë hapa seriozë në luftimin e korrupsionit. Një objekt tjetër i kritikave është sistemi gjyqësor bullgar.”

Cvetan Simeonov pranoi, se ka kompani të cilat nuk dinë, se kanë mundësi t’i besojnë arbitrazhit si një alternativë e sistemit shtetëror të drejtësisë. Për të përfituar nga kjo mundësi, e cila kursen shumë peripeci, ato duhet të regjistrojnë në kontratat vetëm një fjali, në të cilën thuhet, se kontestet me klientët do të trajtohen në arbitrazh, jo në gjyqin shtetëror.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD