Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari dhuna në familje është një problem i nënvlerësuar dhe po mënjanohet nga kundërshtimet ideologjike

БНР Новини
Foto: BTA

A do të bëhet Konventa e Stambollit dokumenti i parë, ratifikimi i të cilit nga të gjitha shtetet-anëtare të BE-së do të çojë në njohjen ligjore të nocionit “identitet seksual”? A mund të rishikohet Konventa në mënyrë që të përjashtohet nga ajo ideologjia “gender” (që lidhet me lirinë e njeriut të zgjedhë vetë identitetin e tij seksual)? Këto janë pyetjet, me të cilat përfaqësuesit e organizatave të ndryshme të qytetarëve i’u drejtuan komisioneres evropiane Evra Jourova – ajo përgjigjet për drejtësinë, të drejtat e konsumatorëve dhe barazinë e gjinive. Shqetësimet se ratifikimi i Konventës së Stambollit do të inkurajojë martesat mes sekseve të njëjta dhe do të pohojë ekzistencën e ashtuquajturit “seksi të tertë” ishin arsyet për shtyrjen e diskutimit për ratifikimin e Konventës nga Parlamenti bullgar për një periudhë të papërcaktuar. Pavarësisht shumë shembujve indinjues për dhunë kundër grave, që bëhen të ditur në mediat bullgare, duket se shoqia jonë ka frikë dhe nuk i beson dokumentit evropian për mbrojtje nga dhuna në familje.

Tema për diskriminimin gjinor dhe kapërcimin e paragjykimeve është një sfidë e madhe në botën bashkëkohore, sepse me të janë lidhur fatet e mijëra qytetarëve dhe ajo ndikon drejtpërsëdrejti statusin ekonomik të shoqërisë sonë. Me këtë temë ishte lidhur takimi-diskutim mes përfaqësuesve të organizatave të ndryshme të qytetarëve me komisioneren evropiane Vera Jourova. “Kur filluan debatet në Bullgari mbi Konventën e Stambollit dëshira ime ishte që sa më shpejtë të kthehesha në Sofje për të dëgjuar njerëzit dhe të për të kuptuar se ku është keqkuptimi, për shkak të cilit qytetarët e kritikojnë aq ashpër Konventën” – tha Vera Jourova.

Bëhet fjalë për një dokument legjislativ që qëllon t’u ndihmojë grave dhe fëmijëve, të cilët jetojnë me dhunën në familje. Drejtësia, çështjet e konsumatorëve, barazia mes sekseve dhe mbrojtja e të dhënave personale janë të drejtat themelore. Luftimi i dhunës në shtëpi është një pjesë e rëndësishme e punës sime, sepse po punoj në të gjitha drejtimet. Duhet t’i kushtojmë vëmendje statistikës, e cila tregon se një në tri gra në Evropë në moshë 8-15 vjeç përballon këtë lloj të dhunës. Dhe gjatë viteve nuk vëzhgohet ndonjë përmirësim të konsiderueshëm të situatës. Duhet të luftojmë kundër kësaj dukurie, sepse ajo është pasojë e stereotipave të trashëguara të mendimit, që janë tepër të dëmshëm. Gjithmonë kur flas me meshkuj jam shumë e lumtur kur ata më përkrahin. Shumë prej tyre janë të mendimit se viktima të dhunës mund të bëhen vajtaz e tyre. Unë jam juriste dhe punoj me të shkruarën në ligjet. Nuk kuptoj çfarë ideologji kërkojnë njerëzit në përpjekjet tona të eliminojmë nga Evropa dukuri të tmerrshme siç janë sterilizimi i detyruar, aborti i detyruar, format tradicionale të agresionit – fyerjet, kërcënimet, goditjet, rrahjet. Në se Konventa nuk ratifikohet, atëherë duhet të kërkohen masa të tjera – legjislative apo të tjera, për sigurimin e mbrojtjes së besueshme të grave dhe fëmijëve nëpërmjet mekanizmave, me të cilat disponon shteti.

Ndër përfaqësuesit e organizatave të qytetarëve, të cilët u takuan me Vera Jourova ishte Stanimira Haxhidimitrova, e cila 20 vite me radh është udhëheqëse e fondacionit “Gender Project for Bualgaria”. Sipas fjalëve të saj problemi nuk është me Konventën e Stambollit, por me këtë term, të cilin shumë prej kolegëve të saj e quajnë “ideologji gender”:

Gjatë viteve të kaluara organizata ime s’ka pasur probleme me termin “gender”, sepse punojmë me politikat zyrtare të BE-së, OKB-së dhe Bullgarisë – shpjegoi Stanimira Haxhidimitrova. Gjithmonë mund të shfaqen njerëz, të cilët mund të krijojnë ideologji të tyre apo të interpretojnë në mënyrën e tyre nje dokument ose tjetër. Por kjo nuk do të jetë politika e Bashkimit Evropian. Thirrja ime është t’i sqarojmë sa më mirë njerëzit se“gender equality” do të thotë vetëm barazi të grave dhe burrave dhe asgjë më shumë. Flasim për të drejtat e femrave që të merren me profesione, të cilët nuk janë kufizuar deri në sferën e shërbimeve – për të drejtat e tyre të zënë vendin e tyre në fushën e teknologjive të larta për shembull. Këtë e inkurajojmë – kështu gratë do të kenë të ardhura më të larta.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD