Ditën e shtunë më 12 maj në rrugën “Car Samuill” arti do të jetë në kontakt të pandërprerë me kalimtarët gjatë tërë ditës. Për të dytin vit me radhë fondacioni “Megjithë” e shndërron një prej rrugëve më artistike të Sofjes në hapësirë të lirë për artin. Këtë herë aktivitetet në kuadrin e projektit “Evropa në syrin e të rinjve në art” do t’i kushtohen përvjetorit të 90 të lindjes së prof. Dobri Paliev – themeluesi i shkollës bullgare për perkusione.
“Vitin e kaluar në qendër të vëmendjes ishte kompozitori Dimitër Nenov, i cili ka banuar afër kësaj rruge, ndërsa tani janë bateritë – na tregon Stefan Xhambazov, kryetari i fondacionit. – E shfrytëzojmë përvjetorin e Dobri Palikovit më tepër si pikënisje, kurse ideja është që të takohen artet dhe të formohet një bashkësi shpirtërore. Pra, kjo pjesë e rrugës (midis “Denkoglu” dhe “Sollunksa”, ku ndodhen disa galeri, atelie, shtëpia e legjendës së operës Boris Hristov, e cila tani është muze, art-shtëpia “Kukujt”, të shndërrohet në hapësirë shpirtërore dhe njerëzit ta konsiderojnë si qendër kulturore dhe jo si një vend, ku thjeshtë kalojnë duke shkuar në shtëpi.”
Në mëngjesin e së shtunës galeritë “Parisi”, “Astri”, “Kontrast” dhe “Intro” do të hapin dyer për vizituesit. Ata do të ekspozojnë piktura të piktorit dhe bateristit Edmond Demirxhian, të Dimo Kolibarovit, të Gredi Assa, të krijuesve të bashkuar me emrin “Bullgaria bashkëkohore”. Kurse galeria “Spacio” do të paraqesë printime në tekstil me “Fusha emocionale”
“Galeria jonë është e hapur për autorët e rinj bullgarë dhe atje do të paraqesim dizajneren Sofia Djavollova, e cila i ka mbaruar studimet në Firence dhe ka stazh në firmat e mëdha italiane të modës – thotë kujdestarja e galerisë Sillvia Bezuhanova. – Në projektin e saj konceptual ajo i trajton materiet me teknika të reja – pikturon mbi to, i përpunon me bojë, disa prej tyre i vendos në caqe transparente si piktura.”
Mirëpo, arti figurativ nuk do të jetë i vetmuar në galeri. Tërë ditën nxënësit e gjimnazit të arteve figurative të kryeqytetit do të rikrijojnë në rrugë temën “Bateritë”, kurse tingulli do të materializohet herën pasdreke me një prej veglave më të përdorura muzikore bullgare.
“E hapim aktivitetin me ansamblin “Tupan” dhe veprën e Stojan Jankullovit të kompozuar posaçërisht për grupin – thotë udhëheqësja e tij Maria Palieva. – Dhjetë daulltarë nga shkolla muzikore do të interpretojnë një kombinim prej dhjetë vallesh me energji të jashtëzakonshme. Për mendimin tim daullja është simbol i shpirtit bullgar – fuqia e bullgarit ndihet shumë fortë në këto interpretime, kurse emocioni është shumë i madh.“
Disa studentë për aktorë do të marrin pjesë në një performancë në rrugë.
“Ata do të interpretojnë Dies irae – një vepër, të cilën e kam kompozuar posaçërisht për ta – shton kompozitorja. – Dhe meqenëse bëhet fjalë për një shou në rrugë, ata do të përdorin si daulle kova, bidonë, varela etj. Përveç kësaj do të interpretojnë një valle ushtarake detare dhe dy këngë nga Rodopet.”
Në një skenë të posaçme do të kenë shfaqje ansambli “Paliev’s Sparkles”, Martian Tabakov, i cili do të luajë në instrumente “të krijuara si skulptura”, sipas fjalëve të organizatorëve, perkusionisti Branko Vëllçev, kurse në fund do të ketë shfaqje bateristi Aleksandër Daniell bashkë me trumbetarin e njohur Rosen Zahariev – Roko.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Diana Cankova dhe въпреки.com
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..