Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, i cili është në Sofje për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin Bojko Borisov. Kryeministri deklaroi se pret që aderimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE të vazhdojë të jetë një politikë me prioritet edhe pas përfundimit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Kryetari i Parlamentit e përshëndeti Borisovin për zhvillimin e suksesshëm të Presidencës dhe për punën e Bullgarisë për përqendrimin e vëmendjes te Ballkani Perëndimor. Ai e ripohoi angazhimin e Parlamentit Evropian për ta përkrahur perspektivën evropiane të shteteve të këtij regjioni, për ta inkurajuar dialogun mes tyre dhe për zhvillimin e reformave të domosdoshme.
Në një takim në Nju Jork me sekretarin e shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov ngriti çështjen e përfshirjes së Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të Shteteve të Bashkuara...
Nga 23 deri më 28 shtator, Sofja dhe Vidin do të presin Konferencën e Shtatë Ndërkombëtare për Provincat Romake të Danubit me temën "Peizazhet kufitare përgjatë Danubit", njoftoi BNR Vidin. Iniciativa për diskutimin mbi provincat e Danubit të..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Paradite do të krijohen vranësira të ulëta, ose mjegull vende-vende nëpër lugina. Temperaturat minimale do të jenë nga 4°-5°, në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore deri në 15°-17°..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve..