Pabarazitë sociale dhe ekonomike në shtetet e Ballkanit Perëndimor janë problem, i cili duhet zgjidhur jo vetëm për shkak të shpresave për aderim në BE, por edhe për shkak të vetë qytetarëve. Rreth këtij mendimi u bashkuan pjesëmarrësit e konferencës “Pabarazitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor – pengesa për aderim në BE?”, e cila u zhvillua paralelisht me Samitin e Sofjes, kushtuar këtij regjioni.
Në fjalimin e tij para pjesëmarrësve Kryetari i Partisë Socialiste Evropiane Sergej Stanishev e cilësoi datën 17 maj si historike për Bullgarinë, e cila arriti të punonte në mënyrë të pandërprerë për prioritetin kryesor të Presidencës së saj të Këshillit të BE-së – integrimin e Ballkanit Perëndimor. Stanishevi përmendi dhe ndryshimet e konsiderueshme, të arritura në Ballkan gjatë kohës, në të cilën ai është në fokusin e rendit të ditës të BE-së. Ndryshimet në politikën e jashtme janë më të dukshme në Maqedoni, e cila arriti të zgjidhte një nga problemet e saj shumëvjeçare. Falë vullnetit të fortë dhe dëshirës së qeverive të Bojko Borisovit dhe Zoran Zaevit u nënshkrua Traktati i Fqinjësisë së Mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, i cili shtyhej më shumë se një dekadë. Por ambiciet e Zaevit janë më të mëdha. Ai është vendosur të zgjidhë një konflikt tjetër me Greqinë – kontestin rreth emrit të ish-republikës jugosllave. Lideri i socialistëve evropianë është kategorik se zgjidhja e konflikteve të brendshme dhe të jashtme në Ballkan është vetëm një pjesë e rrugës, të cilën shtetet duhet ta kalojnë, drejt anëtarësimit me të drejta të plota në BE:
“Duhet ditur se pa zhvillim real social dhe ekonomik dhe pa kapërcimin e mosbarazimeve në standardin e jetesës, vetë anëtarësimi në BE nuk do t’i zgjidhë problemet. Ai nuk është panacea dhe këtë e tregon përvoja e Bullgarisë dhe Rumanisë. Në shoqërinë tonë ekzistonte një pritje se pas 1 janarit të vitit 2007 (data e hyrjes së Bullgarisë në BE) të gjitha problemet tona do të gjejnë zgjidhjen e tyre. Jo, ato nuk u zgjidhën, por u krijuan mundësi të reja. Dhe në se këto mundësi nuk përdoren nëpërmjet politikave të mira për rritjen e standardit të jetesës dhe konkurrueshmërisë, atëherë vjen zhgënjimi dhe lind evro-skepticizmi. Në Bullgari ky skepticizëm nuk është aq i madh, siç në shetet e tjera evropiane. Por problemi nuk është vetëm ekonomik dhe social, është edhe politik. E vërteta është se ne jetojmë në një periudhë të tranzicionit, kur ideologjia e neoliberalizmit është duke u larguar. Modeli neoliberal është fajtor për krzën e madhe të vitit 2008, e cila filloi si një krizë financiare dhe pastaj u bë ekonomike. Për shkak të politikave të gabuara kriza sociale kishte konsekuenca të rënda edhe për të gjitha shtetet-anëtare të BE-së, kështu edhe për ato të Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye ky model duhet ndryshuar.”
Një studim i qendrës kërkimore “Trend” tregon se pjesa më e madhe e qytetarëve bullgarë përkrahin perspektivën evropiane të gjashtë shteteve të regjionit. 61% të të anketuarve mendojnë se Bullgaria ka interes për anëtarësimin e tyre në familjen evropiane, 16% janë kundër dhe ¼ nuk mund të japin mendim konkret. Sipas një studimi të agjencisë “Gallup” ndër qytetarët e Ballkanit Perëndimor më shumë pritje pozitive kanë njerëzit në Kosovë. 91% prej të anketuarve atje mendojnë se do të ishte mirë që shteti i tyre të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Në Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë rezultatet tregojnë 88% dhe 78% përkrahje për të ardhmen evropiane të vendeve. Në Serbi tabloja është më e ndryshme. Atje “pro” shpallen 57% të të anketuarve, kurse “kundër” janë 43% dhe ky është mosbesimi më i madh në idenë evropiane ndër shtete e përfshira në studim.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..