Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE është stimul për shtetet që t’i zgjidhin problemet shumëvjeçare mes tyre

БНР Новини
Foto: Joan Kolev

Pabarazitë sociale dhe ekonomike në shtetet e Ballkanit Perëndimor janë problem, i cili duhet zgjidhur  jo vetëm për shkak të shpresave për aderim në BE, por edhe për shkak të vetë qytetarëve. Rreth këtij mendimi u bashkuan pjesëmarrësit e konferencës “Pabarazitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor – pengesa për aderim në BE?”, e cila u zhvillua paralelisht me Samitin e Sofjes, kushtuar këtij regjioni.

Në fjalimin e tij para pjesëmarrësve Kryetari i Partisë Socialiste Evropiane Sergej Stanishev e cilësoi datën 17 maj si historike për Bullgarinë, e cila arriti të punonte në mënyrë të pandërprerë për prioritetin kryesor të Presidencës së saj të Këshillit të BE-së – integrimin e Ballkanit Perëndimor. Stanishevi përmendi dhe ndryshimet e konsiderueshme, të arritura në Ballkan gjatë kohës, në të cilën ai është në fokusin e rendit të ditës të BE-së. Ndryshimet në politikën e jashtme janë më të dukshme në Maqedoni, e cila arriti të zgjidhte një nga problemet e saj shumëvjeçare. Falë vullnetit të fortë dhe dëshirës së qeverive të Bojko Borisovit dhe Zoran Zaevit u nënshkrua Traktati i Fqinjësisë së Mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, i cili shtyhej më shumë se një dekadë. Por ambiciet e Zaevit janë më të mëdha. Ai është vendosur të zgjidhë një konflikt tjetër me Greqinë – kontestin rreth emrit të ish-republikës jugosllave. Lideri i socialistëve evropianë është kategorik se zgjidhja e konflikteve të brendshme dhe të jashtme në Ballkan është vetëm një pjesë e rrugës, të cilën shtetet duhet ta kalojnë, drejt anëtarësimit me të drejta të plota në BE:

Foto: baricada.orgDuhet ditur se pa zhvillim real social dhe ekonomik dhe pa kapërcimin e mosbarazimeve në standardin e jetesës, vetë anëtarësimi në BE nuk do t’i zgjidhë problemet. Ai nuk është panacea dhe këtë e tregon përvoja e Bullgarisë dhe Rumanisë. Në shoqërinë tonë ekzistonte një pritje se pas 1 janarit të vitit 2007 (data e hyrjes së Bullgarisë në BE) të gjitha problemet tona do të gjejnë zgjidhjen e tyre. Jo, ato nuk u zgjidhën, por u krijuan mundësi të reja. Dhe në se këto mundësi nuk përdoren nëpërmjet politikave të mira për rritjen e standardit të jetesës dhe konkurrueshmërisë, atëherë vjen zhgënjimi dhe lind evro-skepticizmi. Në Bullgari ky skepticizëm nuk është aq i madh, siç në shetet e tjera evropiane. Por problemi nuk është vetëm ekonomik dhe social, është edhe politik. E vërteta është se ne jetojmë në një periudhë të tranzicionit, kur ideologjia e neoliberalizmit është duke u larguar. Modeli neoliberal  është fajtor për krzën e madhe të vitit 2008, e cila filloi si një krizë financiare dhe pastaj u bë ekonomike. Për shkak të politikave të gabuara kriza sociale kishte konsekuenca të rënda edhe për të gjitha shtetet-anëtare të BE-së, kështu edhe për ato të Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye ky model duhet ndryshuar.

Një studim i qendrës kërkimore “Trend” tregon se pjesa më e madhe e qytetarëve bullgarë përkrahin perspektivën evropiane të gjashtë shteteve të regjionit. 61% të të anketuarve mendojnë se Bullgaria ka interes për anëtarësimin e tyre në familjen evropiane, 16% janë kundër dhe ¼ nuk mund të japin mendim konkret. Sipas një studimi të agjencisë “Gallup” ndër qytetarët e Ballkanit Perëndimor më shumë pritje pozitive kanë njerëzit në Kosovë. 91% prej të anketuarve atje mendojnë se do të ishte mirë që shteti i tyre të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Në Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë rezultatet tregojnë 88% dhe 78% përkrahje për të ardhmen evropiane të vendeve. Në Serbi tabloja është më e ndryshme. Atje “pro” shpallen 57% të të anketuarve, kurse “kundër” janë 43% dhe ky është mosbesimi më i madh në idenë evropiane ndër shtete e përfshira në studim.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD