Tema për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore tek ne periodikisht hyn në qendrën e vëmendjes së opinionit shoqëror. Mirëpo, mjerisht shpesh kjo ndodh pasi kryevepra e radhës arkitekturore, e cila mban frymën dhe stilin e një epoke të kaluar, rrënohet ose lihet që vet të shembet, për shkak të pamundësisë së trashëgimtarëve të mirëmbajnë godinën ose për interesa private biznes, në se terreni tashmë është i shitur. Kështu dalë ngadalë qytetet humbin koloritin e tyre dhe njëjtësohen me njeri tjetrin. Ndër shembujt e shumtë të monumenteve kulturore tashmë të humbura ka edhe të mirë. Ka raste kur trashëgimtarët nuk dëshirojnë të asgjësojnë kujtimet duke e kthyer shtëpinë amtare në godinën e radhës luksoze prej betoni.
E tillë është familja e kapitenit Hristo Popov – hero i Luftës Serbo-Bullgare nga viti 1885, njeri prej kryetarëve të parë të bashkisë së Sofjes dhe ministër i punëve të brendshme në kabinetin e parë të kryeministrit Vasill Radosllavov. Çfarë është historia e shtëpisë së tij dhe çfarë trashëgimi ai lëri pas mandatit si kryetar i bashkisë së Sofjes, tregon njeri prej stërnipave Stefan Ognjanov:
“Gjatë mandatit të tij si kryetar i bashkisë u krijua rrjeti i tramvajeve, i cili për atë periudhë ishte një përfitim jashtëzakonisht modern në nivel jo vetëm evropian, por edhe botëror. Në interes të së vërtetës një meritë për këtë kishte edhe kryetari i mëparshëm i bashkisë Dimitër Jabllanski, i cili realizoi një pjesë të madhe prej punës. Por ndodhi, se rrjeti u inaugurua pikërisht në kohën kur në krye të bashkisë qëndronte Hristo Popov. Në atë periudhë filloi edhe ndërrimi i ndriçimit rrugor i cili ishte me gaz me ndriçim elektrik. Kjo është koha në të cilën u krijua edhe dizajni i stemës së Sofjes, e cila është aktuale edhe më sot. Shtëpia e Hristo Popovit u ndërtua në vitin 1897. Pasi ai u rekrutua në ushtri, mbaroi drejtësi në Zvicër dhe u kthye në Bullgari. Kjo ishte periudha para se të bëhet kryetar i bashkisë së Sofjes. Në fakt shtëpia ishte banesa e familjes dhe e disa brezave të farefisit tonë, ndër të cilat edhe unë, lindëm dhe rritëm në të. Mobilimi i shtëpisë ishte një eklektikë absolute – sende të vjetra radhas atyre nga socializmi dhe nga koha më e re. Planifikojmë që në të ardhmen të prezantojmë një pjesë prej tyre.”
Kur u ndërtua shtëpia e Hristo Popovit në rrugën “Rakovski” 167, e cila sot ndodhet në qendrën e kryeqytetit, ajo ngrihej në periferitë e tij dhe një pjesë prej terrenit ishte kënetë. Godina e bukur, e cila është monument i kulturës, shihet nga larg. Ajo ngrihet përballë shtëpisë muze të poetit Pejo Javorov. Autori i vjershës “Dy sy të bukur” shpesh ishte mik në shtëpinë e kapitenit Popov, krahas shumë kryeqytetasve nga elita shoqërore dhe kulturore e Sofjes. Meremetimi i dhomave është duke përfunduar dhe shtëpia do të bëhet vatra kulturore me emrin “Vendi 167”. Ideja lindi rastësisht, por Stefan Ognjanovi e pëlqen, sepse ai nuk dëshiron të ketë kërkesa të tepruara. Hapësira më e re artistike do të ketë bibliotekë dhe dhoma për takimin e njerëzve ku ata mund të lexojnë dhe të flasin. Inaugurimi zyrtar i godinës së rinovuar u bë më 17 maj me një ekspozitë fotografike “Ëndërroj”. Ajo përbën debutim të fotografes Johana Trajanova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, arkiv personal dhe sofia.bg
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..