Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veprimtarët më të talentuar të kulturës morën dekoratën “Shekulli i artë”

БНР Новини
Foto: mc.government.bg

Në vigjiljen e festës më të madhe të kulturës bullgare 24 maj Ministria e uulturës, e përfaqësuar nga Ministri Boill Banov, dorëzoi çmimet shtetërore “Shekulli i Artë”. Sipas traditës ceremonia u zhvillua në Galerinë Kombëtare “Pallati” , në ambientin e saj të bukur e plot me kryevepra të artit bullgar të Rilindjes dhe të epokës moderne. Pesë krijues në fusha të ndryshme të jetës sonë shpirtërore u dekoruan me çmimin më të madh të Ministrisë së kulturës për kontributin e tyre në zhvillimin e artit dhe kulturës bullgare. Ata ishin Asen Shopov nga Teatri dramatik i qytetit Dimitrovgrad, dirigjenti i shquar koral akademik Valentin Bobevski, poeti dhe publicisti Petër Andasarov, profesori Svetllozar Donev – regjisor dhe drejtor shumëvjeçar i Teatrit muzikor “Stefan Makedonski” dhe prima balerina docentja Kalina Bogoeva.

Përsëri do të tregojmë se jemi këtu, se ekzistojmë, se kultura e Bullgarisë është forcë zhvillimi, se ajo vazhdon të lindë talente të mëdhenj. Dhe pasi që rrethi i jetës është i pashmangshëm, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të këngëtares së madhe operistike Hristina Angellakova, e cila ndërroi jetën në moshën 73-vjeçare.” – bëri thirrje në fillimin e ceremonisë Ministri Boill Banov.

Sipas traditës shenjën e nderit “Shekulli i Artë” (ajo është vula e artë e mbretit Simeon i Madh), e morën dhjetëra persona që punojnë në dega të ndryshme të kulturës dhe të shkencës. Ndër ta mund t’i përmendim emrat e aktores Sllava Raçeva, udhëheqëses së Korit të Djemve të Sofjes Andriana Bllagoeva, këngëtareve popullore Zllatka Stavreva, Ollga Borisova dhe Kalinka Vëllçeva.

СнимкаShenjën e nderit “Shekulli i Artë” e mori gjithashtu violonçelisti i ri Atanas Krëstev – pedagog në Akademinë Muzikore Kombëtare. „Ka kuptim që një muzikant i ri të mbetet për të punuar në shtetin e tij” – tha ai dhe vazhdoi:

Për mua ky çmim është një arsye që të vazhdoj të punoj. Qëllimi im është që të provokoj vëmendjen e njerëzve, prej të cilëve varrën parat, që lëshohen nga buxheti shtetëror për kulturë. Për shkak të financimit të pamjaftueshëm bullgarët më të talentuar zgjedhin të vazhdojnë rrugën e tyre jashtë Bullgarisë. Ne, të cilët mbetemi këtu, duhet të punojmë shumë për të krijuar kushte të përshtatshme për realizimin e muzikantëve të talentuar. Misioni im personal është të vazhdoj shkollën e violonçelit të krijuar nga babai im Anatolij Krëstev. Ky është kuptimi i jetës sime dhe kjo është gjëja që më bën të lumtur.”

СнимкаNë fundin e vitit të kaluar UNESKO-ja regjistroi në listën e praktikave më të mira botërore institucionin e “vatrës bullgare të kulturës”. Në lidhje me festën 24 maj (dita bullgare e arsimit dhe kulturës), me shenjën e nderit “Shekulli i Artë” u dekorua dhe Asparuh Vangellov, i cili është ndër njerëzit me kontribut më të madh për zhvillimin e vatrave të kulturës. Pavarësisht se është 90-vjeçar ai vazhdon të punojë në vatrën e kulturës së lagjes Krasno Selo në Sofje dhe të shkruajë vargje. „Në themelin e muzikës qëndron poezia dhe nëpërmjet saj ne pasqyrojmë shpirtin e epokës” – tha Asparuh Vangellov dhe vazhdoi:

Për të pasur fuqi morale, ne kemi nevojë për vlera. Ne kemi nevojë dhe për përgjegjësi – të mos harrojmë se secili e mban përgjegjësinë e vet për të ardhmen tonë të përbashkët. Bota është plot me konflikte dhe kërcënime dhe vetëm me anë të vlerave morale ne mund të vazhdojmë ekzistencën tonë në këtë botë, të vazhdojmë të jetojmë në harmoni me njëri-tjetrin.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD
Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD