Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i nivelit të lartë Rumen Radev – Vlladimir Putin

| rinovuar më 18-05-22 5.06.MD
Foto: president.bg

Qëllimi i vizitës sime është që ta rimëkëmbim dialogun politik të nivelit më të lartë pas një ndërprerjeje shumëvjeçare, sepse ky dialog është i rëndësishëm për bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev në fillim të takimit të vet me Presidentin rus Vlladimir Putin në rezidencën “Boçarov Ruçej” në Soçi. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë më specifike. Ato nuk mbështeten vetëm tek interesat e pastra politike dhe ekonomike, por tek lidhjet e thella historike, shpirtërore, kulturore dhe gjuhësore midis dy popujve tanë. Kjo na jep një sërë përparësish dhe i bën marrëdhëniet tona më të natyrshme dhe të lehta, tha Presidenti Radev. Kreu i shtetit rus shënoi se me lidhjet historike dhe kulturore marrëdhëniet bilaterale nuk kufizohen dhe ka shumë gjëra që i lidhin dy vendet tona. Presidenti Putin shtoi se pas disa ditësh do të ketë kënaqësinë të takohet me Kryeministrin bullgar dhe do ta vazhdojnë dialogun me të.

Presidenti Rumen Radev ripohoi ftesën drejtuar homologut të tij rus Vlladimir Putin të bëjë vizitë në Bullgari. Në një brifing pas takimit me zotin Putin në Soçi kreu i shtetit bullgar theksoi, se të dy ata bëjnë një pasqyrë strategjike të marrëdhënieve dypalëshe. Ai njoftoi, se konkluzioni ishte, se ka potencial të madh në ekonomi, tregti, energjetikë, turizëm arsim dhe shkencë, transport. Në takimin e sotëm u diskutuan edhe çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare. Presidenti Radev e siguroi homologun e tij rus, se Bullgaria ka interes të punojë në dialog dhe në mirëkuptim.

Jam i mendimit, se kjo vizitë e presidentit të Bullgarisë Rumen Radev është një sinjal i mirë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve të plota ruso-bullgare. Këtë e deklaroi presidenti i Rusisë Vlladimir Putin në brifingun e përbashkët dhënë me homologun e tij bullgar Rumen Radev në Soçi. Zoti Putin theksoi, se bisedimet dypalëshe ishin frytdhënëse. “Informova presidentin për prioritetet tona në marrëdhëniet dypalëshe dhe për qëndrimin e Rusisë ndaj një sërë problemeve ndërkombëtare”, përgjithësoi kreu i shtetit rus.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dëshiron që marrëdhëniet bullgaro-vietnameze të arrijnë një nivel strategjik

Bullgaria dhe Vietnami do të punojnë për të thelluar më tej shkëmbimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella, thanë presidenti Rumen Radev dhe ministri i industrisë dhe tregtisë së Vietnamit Nguyen Hong Zien. I ftuari është kryetari nga pala..

botuar më 24-05-14 8.36.PD

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD