Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përralla fëmijësh do të botohen në një libër

БНР Новини

“Nga fëmijët për fëmijët” është një vëllim me përralla në faqet e të cilit do të udhëtoni deri në qytetin “Abetare”. Udhëtimi është në një kalë, i cili ëndërron për të qenë zebër. Fluturimi është mbi një guaskë breshke dhe mund të bëni pazar në dyqanin magjik.

СнимкаPër të dytin vit me radhë shtëpia botuese “Dëbovi Lista” (“Gjethe Lisi”) zhvillon një konkurs për përralla, të krijuara nga fëmijët. 25 veprat më të mira do të botohen në një libër. Në garë, me afat përfundimtar deri në 24 maj, mund të marrin pjesë fëmijë dhe të rinj të moshës deri në 18 vjeç. Si vitin e kaluar, ashtu dhe sivjet ideja gëzon një interes të madh, por këtë herë tekstet mbërrijnë në postën elektronike nga mbarë vendi. Në edicionin e parë mbi 400 fëmijë i dërguan përrallat e veta, kurse më interesantet prej tyre u botuan në vëllimin e librave “Nga fëmijët për fëmijët”.

Edhe më shumë shkrimtarë të vegjël dhe përralla të shkruara me një fantazi edhe më të pastër – këtë e konstatoi me kënaqësi të madhe botuesja dhe piktorja Nusha Rojanova në fund të konkursit dhe premtoi që deri në fund të vitit të ketë edhe një libër me përralla, që të grumbullojë imagjinatën dhe bukurinë e botës së fëmijëve.

Është mit se fëmijët nuk lexojnë dhe nuk shkruajnë – është kategorike ajo. – Sepse në qoftë se një fëmijë nuk lexon ai nuk mund të shkruajë vjersha, përralla, ose tregime. Lidhur me konkursin ne vendosëm kontakt me shumë prindër dhe mësues të gjuhës dhe letërsisë bullgare dhe të gjithë ata thanë: fëmijët lexojnë, nuk është e vërtetë se rrinë vetëm para kompjuterëve dhe celularëve. Ata duhet të kenë alternativë dhe t’i inkurajojmë, t’i orientojmë në këtë drejtim, po të ketë një libër të bukur, fëmijët mund ta vlerësojnë.

Përveç se i inkurajojnë, organizatorët e konkursit kanë akoma një qëllim – t’i nxitin prindërit dhe mësuesit që të merren edhe më shumë me ta, të zhvillojnë imagjinatën e tyre dhe të përmirësojnë kulturën e tyre letrare. Sidomos tani, kur informacioni është kudo dhe nuk ka nevojë të përfytyrojmë disa gjëra, për të cilat mund të informohemi menjëherë. “Për fat të mirë imagjinata e fëmijëve mbetet e pafund, fëmijët ende ëndërrojnë dhe krijojnë, tha Nusha Rojanova dhe shtoi:

СнимкаTë gjitha temat, për të cilat fëmijët interesohen, janë të virtytshme - për dashurinë, për ndihmën ndaj të tjerëve, për realizimin e ëndrrave tona, për pranimin e të tjerëve, që janë më të ndryshëm nga ne. Në përrallat e tyre ka më tepër magji, sesa super-heronj. Personazhet janë absolutisht të reja, të sajuara nga vetë fëmijët. Ka shumë personazhe dhe ide – për shembull se si një kancer i vogël dashurohet me një zhabë, por kjo është nga konkursi i vitit të kaluar, për edicionin e sivjetshëm tani për tani nuk do të flas.”

Ilustrimet e përrallave gjithashtu do të jenë të fëmijëve.

Piktorët e ilustrimeve janë 60 fëmijë, me të cilët po punoj në shkollën time të pikturimit në Varna – na tregoi Nusha Rojanova. – U lexoj fëmijëve përrallat e dekoruara në konkurs. Kështu ata frymëzohen, gjë që sipas meje është shumë e rëndësishme. Pas kësaj, me ndihmën time zgjedhim teknikat e pikturimit dhe fillojmë të vizatojmë.

Që të përfshihen në libër përrallat më të mira juria do të marrë parasysh tri kërkesa – subjektin dhe protagonistët, informacionin cilësor me mesazh të bukur dhe tekstin e shkruar gramatikisht mirë. Mirëpo, sipas Nusha Rojanovës klasifikimi nuk është kaq i rëndësishëm. “Të dashur fëmijë, shkrimi është një aventurë, prandaj përjetojeni” – bëri thirrje ajo.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Autori: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD