Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iluministi i sotëm është një njeri me zemër të madh, me durim dhe me vullnet për fitore

БНР Новини
Foto: arkiv

Dita e Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe e Shkrimit Sllav – 24 Maji është një nga pak festat tek ne, të cilat nuk na kundërvë në diskutimet e përjetshme midis përkrahësve dhe kundërshtarëve. Është fakt, se asnjë politik deri tashti nuk i ka lejuar vetes të përfitojë nga kjo festë për nxjerrën e dividendëve politikë. Mirëpo, del pyetja cilat janë dobitë pasi shteti neglizhon problemet e mëdha në sektorët “Kulturë” dhe “Arsim”. Mbase në këtë situatë ka vend skepticizmi se diçka mund të ndryshohet me disa diskutime. Megjithëkëtë ndoshta është mirë të besojmë se ndryshimi është i mundshëm dhe do të bëhet.

Çdo fëmijë mund të arrijë rezultate të larta në shkollë, mjafton të jetë i motivuar dhe i interesuar. Kjo kërkon vetëm një ndryshim në qëndrimin ndaj metodave të reja lojcake dhe interaktive të mësimdhënies. Ato prej kohe janë pjesë e së përditshmes së qindra mijë nxënësve të mbarë botës. Gradualisht ato përhapen edhe tek ne. Me ndihmën e tyre, nxënësit padashje, në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme përvetësojnë informacionin e domosdoshëm. Përveç teknologjive të reja arsimi tek ne nevojitet edhe për të rinj të cilët kanë dëshirë të bëhen mësues. Statistika tregon, se mësuesit e rinj që punojnë në sektor janë 0.61 për qind, ndërsa mosha mesatare e pedagogëve tek ne është 50 vjet. Të dhënat e Sindikatës “Arsim” pranë Konfederatës së Punës “Podkrepa” janë edhe më shqetësuese. Sipas tyre 25 000 mësues janë në moshën e pensionimit dhe numri i tyre po rritet. Shkaqet për interesin e dobët ndaj profesionit janë disa. Faktori kryesor mbeten pagat e ulëta, të cilat megjithë indeksimin vjetor janë të pamjaftueshme për përpjekjet e treguara dhe për kushtet e punës të mësuesve. Siguria është një element tjetër i rëndësishëm, për të cilin po ulet numri i atyre që dëshirojnë t’u përkushtohen nxënësve. Problemi me agresionin ndër fëmijët i cili shihet që në moshën më të re po thellohet. Krahas kësaj ndaj mësuesve drejtohen kërcënime të llojllojshme. E gjithë kjo ndikon negativisht mbi personalitetin e mësuesit dhe mbi prestigjin e profesionit. Janë të domosdoshme masa urgjente për ndërprerjen e kësaj tendence të dëmshme e cila në vend të tempullit të diturisë e shndërron shkollën në një fushë beteje. Aftësia për rrahje nuk e bën njeriun fitues. Çelësi drejt fitores janë dituritë e grumbulluara që nga mosha më e re. Prandaj roli i mësuesit, si në të kaluarën, ashtu edhe në ditët tona është me rëndësi. Secili prej nesh mban kujtime për mësuesit e tij.

СнимкаMe ndërgjegjen sa me rëndësi janë shembujt e mirë ekipi i platformës mësimore “Shkolla.bg” nisi fushatën kombëtare “Iluministët”. Ajo do të zgjatet një vit. Për qëllimet e saj më shumë hollësi sjell njeri prej nismëtarëve Rumen Bakallov:

“Ideja e platformës është që secili të jetë në gjendje të tregojë ndonjëri nga sfera e arsimit. Nuk ka rëndësi çfarë mësues do të jetë – në kopsht, në shkollë, në gjimnaz. Krahas kësaj nuk do të ketë rëndësi se kush do të paraqesë këtë mësues – kolegë, prindër, nxënës. Dëshira jonë është që ne të prezantojmë këta njerëz. Fushata jonë nuk ka për qëllim të shpallë fitues. Dëshirojmë të tregojmë praktikat më të mira në fushën e arsimit. Pjesëmarrësit do të dekorohen me një distinktiv me mbishkrim “Iluiminist”. Nuk do të ketë konkurrim, secili që do të jetë prezantuar do të jetë fitues. Kjo për arsye se njerëzit e shikojnë në të një shembull dhe mënyrë të mirë të mësimdhënies."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD