Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla bullgare në Bratislavë mbushi 70 vjet

БНР Новини

Gjatë nëntorit të vitit 1948 në Bratislavë hapi dyer shkolla e dytë bullgare, që të bëhet mbrojtësja e shpirtit bullgar, kulturës dhe traditave në qendër të Evropës. 44 nxënësit e parë, të cilët e mbaruan shkollën, ishin fëmijë të kopshtarëve bullgarë, të cilët ishin vendosur në Bratislavë dhe krahinat përreth. Me kalimin e viteve shkolla u shndërrua në gjimnaz me emrin e poetit dhe revolucionarit të njohur bullgar Hristo Botev. Ajo punonte sipas standardeve të Ministrisë bullgare të Arsimit, por edhe të sistemit arsimor sllovak. Në vigjilje të 24 majit, festa e shkrimit sllav dhe kulturës bullgare, shkolla “Hristo Botev” në Bratislavë shënoi përvjetorin e saj të 70-të. 

Снимка

СнимкаPër të gjithë ne – pjesëmarrësit dhe miqtë e shkollës, kjo ishte një festë e jashtëzakonshme – na tregon drejtoresha e tanishme e shkollës Daniella Dojnova. – U takuan ish mësues të brezave të ndryshëm nga Bullgaria dhe të tillë, të cilët jetojnë në Sllovaki. U emocionova shumë, duke i parë buzëqeshjet e ish mësuesve dhe nxënësve tanë para ekspozitës arkivore. Jemi shumë të lumtur se në festën tonë ishin të pranishëm Ministri i Arsimit i Republikës së Bullgarisë Krasimir Vëllçev dhe ajo e Sllovakisë – Martina Lubiova, dhe miq të tjerë nga dy shtetet, që zënë pozita të larta. Pesë drejtorët e shkollës sonë gjatë viteve të kaluara gjithashtu ishin te ne. Do të mbajë mend sytë e përlotur të ish bashkënxënësve, të ndarë nga koha, të cilët përsëri u përqafuan në oborrin e shkollës.

Gjatë historisë së vet 70 vjeçare shkolla bullgare arriti të tërheqë fëmijë jo vetëm nga Bratislava, por edhe nga qytete fqinje sllovake. Aktualisht në shkollë mësojnë nxënës madje nga Vjena. Numri i përgjithshëm i fëmijëve është pak mbi 100, që nuk është një numër i madh, por sipas zonjës Dojnova ky numër i vogël i nxënësve jep mundësi për kujdes individual ndaj çdo një fëmije, kurse procesi arsimor zhvillohet në një atmosferë komode, afër asaj familjare. “Përveç fëmijëve me prejardhje bullgare, në shkollë mësojnë gjithashtu fëmijë të martesave të përziera, ose me rrënja bullgare, si dhe fëmijë sllovakë, të cilët i ka tërhequr shkolla jone” – thotë zonja Dojnova.

Снимка

Është fakt se fëmijët i mësojnë shumë shpejt gjuhët e huaja dhe që në fillim në klasën e parë ata fillojnë të flasin shumë mirë bullgarisht. Një prej shkaqeve për këtë është afërsia e dy gjuhëve sllave. Mirëpo, nga ana tjetër kjo afërsi nganjëherë mund të shkaktojë ngatërrime, sepse ka fjalë që tingëllojnë ngjashëm, por kanë kuptim krejt të ndryshëm. Për mendimin tim përparimi i madh i fëmijëve u detyrohet mësuesve të shkëlqyeshëm. Sfidat janë vërtetë shumë. Është vështirë që njeriu të adaptohet në një mjedis të ri, sepse të gjithë ne, mësuesit, jemi jashtë, jemi larg shtëpisë. Ndërkaq, ky ndryshim deri diku na pasuron. Përveç kësaj nuk është e lehtë të punohet në përputhje me legjislacionin bullgar, duke i respektuar njëkohësisht edhe standardet dhe ligjet sllovake. Nxënësit e shkollës sonë japin matura sllovake, por edhe provime shtetërore në gjuhën bullgare.”

Снимка

24 maji shënohet detyrimisht në të gjitha shkollat bullgare – në vend dhe jashtë. Tradita e lidhur me Ditën e Shkrimit Sllav dhe të Kulturës Bullgare ndër bullgarët në Sllovaki është pak më e ndryshme:

"Këtu në Bratislavë ekziston një traditë, sipas së cilës festa duhet të shënohet më 11 maj (Dita e Nderimit të Vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij). Bashkësia bullgare e feston me një tubim, i cili gjithmonë fillon me përulje para Monumentit të Kirilit dhe Metodit afër Bratisllavës – në Devin, në oborrin e kishës “Shën Krishti”. Pikërisht në këto troje Kirill e mbrojti të drejtën e sllavëve për të pasur liturgji në gjuhën e tyre, përktheu Shkrimet e Shenjta dhe filloi aplikimi i alfabetit të porsakrijuar glagolik. Prandaj çdo vit ne japim respektin tonë ndaj veprës së madhe të Kirilit dhe Metodit, që të ruajmë diturinë dhe urtësinë e dy mësuesve të parë, të shpallur mbrojtës të Evropës, sepse është e qartë se trashëgimia e tyre kulturore është një pasuri e madhe për të gjithë popujt. Shkolla bullgare u paraqit me një program të vogël. Para monumentit erdhën nxënësit dhe prindërit e tyre – bullgarë dhe sllovakë. Ishte një festë e vërtetë e kulturës bullgare", tregoi para Radio Bullgarisë Daniella Dojnova, drejtoresha e Shkollës bullgare “Hristo Botev” në Bratislavë.

Снимка

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bsu-bratislava.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD