Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në këngë “materializoj” mendimet e mia për të mirën dhe për të bukurën

Mary Boys Band prezantoi albumin e ri “Ditët e lumtura”

БНР Новини
Foto: maryboysband.com

Si zakonisht muzika dhe tekstet janë shkruar nga Maria Mutafçieva (Meri) – zëri i bandës së muzikës pop dhe rok “Mary Boys Band”. Meri dhe djemtë: Ilian (piano), Miro (kitarë), Ivan Dimov (perkusione) dhe Ivan Ivanov (bas) prezantuan versionin e koncertit të albumit të tyre të ri.

„Ditët e lumtura“ është një album, i cili i mbledh gjendjet tona shpirtërore dhe këngët е viteve të fundit – tregon Meri. Bëra dhe diçka, që nuk di a është e mirë, apo jo – në vend të njërës prej kompozimeve të gatshme shkrova një tjetër. Gjithmonë dëshiroj të tregoj më të mirën, që mund ta bëj në momentin e fundit. Në album do të gjeni këngë të njohura, si “Fjalët e tepërta”, “Përsëri takoj fytyrën tënde”, kështu dhe sapo të shkruarat: “Deri në fundin e botës”, “Në prag”, “S’ka rrugë mbrapa”. Prezantojmë fytyrën tonë më të ndryshme me këngët “Brenda meje” dhe “Ti dhe unë” – një baladë, për të cilën ftuam në studio Georgi Veliçkov. Vegla e tij bajan (“bayan” – fizarmonikë tipike ruse), tingëllon në mënyrë të mrekullueshme bashkë me zërin dhe kitarën – nuk di në se dikush tjetër ka bërë një kombinim të tillë të timbreve. Mendoj se adhuruesit tanë do ta dëgjojnë shpesh, besoj gjithashtu se atë do ta pëlqejnë dhe redaktorët muzikorë. “Ditët e lumtura” është eklektikë, diçka që nuk mund të mblidhet në një album. Në të vërtetë përpiqem të dërgoj mesazhe pozitive nëpërmjet muzikës sime. Kjo është gjëja më e vogël që mund ta bëj – ta materializoj mendimet e mia për të mirën dhe për të bukurën. Unë gjithashtu e vë re të keqen, më duket se bota po ecën me hapa të mëdha drejt asgjësimit të saj. Por gjithmonë dua që të ketë ndonjë alternativë dhe unë ta tregoj atë.”


Albumi tashmë e kishte premierën e tij edhe në qytetin e Gabrovos (Bullgari Qendrore).

“Ishte një takim tronditës. Erdhën njerëz nga qytete të tjera – Sevlievo, Veliko Tërnovo, Ljaskovec, Bjala, Lloveç. Gjithçka ishte organizuar nga doktorja Pavlina Hinkova – një adhuruese jonë shumëvjeçare, e cila në të vërtetë mbushi me dashuri sallën “Vazrazhdave”. Njerëzit dëshironin jo vetëm të na dëgjonin, por edhe të na takonin pas përfundimit të koncertit. Kjo bëhet gjithmonë – publiku na pret pas koncertit, flasim për muzikë, për gjëra tepër personale, për gjithçka. Gëzohemi, qajmë së bashku, tregojmë njëri-tjetrin histori private. Shpesh them se s’kam nevojë për psikolog, sepse i kam këto çaste - këto rrëfime personale, këto histori, të cilat njerëzit më dëftejnë. Gjërat, për të cilat flasim për mua janë shenjë për këtë se njerëzit ndihen të afërt me mua.”


Prezantimi zyrtar i albumit “Ditët e lumtura” u zhvillua në kryeqytet në “Sofia Live Club”.

“Një gjë është të incizosh album, një gjë krejtësisht tjetër është ta prezantosh atë në skenë. Para pak kohe folëm me djemtë se aq shumë vite nuk u mësuam. Çdo herë jemi tepër të emocionuar para daljes në skenë. Për shkak të këtij koncerti refuzova ftesën për një koncert prestigjioz në Bruksel. Dëshirova që të kishim mjaft kohë për të përgatitur mirë për premierën e albumit të ri në Sofje. Albumi ynë i mëparshëm “Rruga e gjatë për në shtëpi” doli pikërisht para tetë vitesh dhe prezantimi i këtij të ri duhej të ishte sa më i përsosur. Na pëlqen që të kemi shfaqe në Sofa Live Club – tingulli në këtë skenë gjithmonë është i mirë, sjellja e ekipit ndaj nesh gjithmonë është e mrekullueshme. Atje takohemi me adhurues tanë nga tërë Bullgaria. Është interesante se akoma para gjysmë viti fola me përfaqësuesit e një agjencie turistike – adhurues tanë nga SHBA-ja ( të cilët nuk i njohim) kanë treguar interes për koncertin tonë dhe dëshira e tyre kishte që ta kishin arasysh datën e koncertit për organizimin e pushimeve të tyre. Nuk di se si kuptojnë tekstet tona, sepse ne këndojmë vetëm në gjuhën bullgare!”


“Mendoj se në studio bëmë më të mirën, që mund ta bëjmë. Kështu përgatitemi edhe për secilin koncert. Zakonisht në sallë ka shumë fëmijë, sepse miqtë tanë gjithmonë vijnë me fëmijët e tyre. Kjo më pëlqen shumë, sepse kemi nevojë për këto sy të fëmijëve, që na shikojnë nga radha e parë dhe këndojnë këngët tona bashkë me ne...”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbrëmjet e verës në Sofje bëhen edhe më romantike - fillon A to JazZ

Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..

botuar më 24-07-04 8.40.PD

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..

botuar më 24-07-02 8.10.PD
Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD