Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje zhvillohet konferencë për përfshirjen e romëve

Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje
Foto: Ani Petrova, BNR

Nën egjidën e Presidencës bullgare të Këshillit të bashkimit Evropian në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje të martën zhvillohet konferenca “Përfshirja e romëve – ku jemi dhe cili është drejtimi”.

Qëllimi i ngjarjes është që të kontribuojë për bashkëpunimin për sa i përket politikës së integrimit të BE-së për komunitetin e romëve pas vitit 2020. Konferenca është organizuar nga Këshilli kombëtar për bashkëpunim për çështjet etnike dhe për integrim pranë Këshillit të Ministrave.

Marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të BE-së, të organizatave joqeveritare, ekspertë, anëtarë të autoriteteve regjionale, kombëtare dhe publike, njerëz nga rrjetet akademike dhe personë të tjerë të interesuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Illkov

Brendo, i cili kërkohet me një urdhër-arresti evropian, u dorëzua në polici

Mëngjesin e sotëm në polici u dorëzua Evelin Banev-Brendo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ai u zhduk pasi mori një dënim efektiv me gjashtë vjet për pastrim parash. Në vitin 2018, Evelin Banev u..

botuar më 24-06-24 11.13.PD

NASA: Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij

NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të riprodhimit masiv të fitoplanktonit, ai është bërë i gjelbër smerald. Ndryshimet më të mëdha në..

botuar më 24-06-22 4.45.MD

Trenat gjermanë nisen midis Sofjes dhe Burgasit

Ministri zyrtar i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov dhe ambasadorja gjermane Irene Maria Plank prezantuan vagonët e modernizuar gjermanë të përdorur, të cilët i morën Hekurudhat Shtetërore Bullgare, njoftoi BGNES. Ata do të..

botuar më 24-06-22 4.35.PD