“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë parlamentare bëri një kërkesë se synon ta largojë vendin nga rruga euroatlantike me fjalë që predikojnë armiqësi dhe urrejtje kundër Bullgarisë evropiane. " Këtë qëndrim të bashkëkryetarit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, e ka bërë të ditur qendra për shtyp e partisë së tij.
Deljan Peevski thekson se refuzimi i deklaruar me arrogancë për të përmbushur Marrëveshjen me Bullgarinë, e cila kërkon përfshirjen e bashkatdhetarëve tanë në Kushtetutë me ndryshime në ligjin bazë, është shkelje e rëndë e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ai shton se vendi ynë nuk do të qëndrojë indiferent ndaj këtij provokimi të radhës.
“Unë pres që të gjithë deputetët e parlamentit bullgar dhe deputetët bullgarë të Parlamentit Evropian, pavarësisht nga përkatësia partiake, të mos i injorojnë këto procese alarmante në vendin tonë fqinj”, tha bashkëkryetari i DPS.Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..