Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Torta me shije bullgare magjepsi gazetarët në dasmën mbretërore

БНР Новини

Torta për dasmën e princit Harry me aktoren Meghan Markle ndoshta është gatuar sipas traditës së pallatit mbretëror britanik, por shija e saj nuk mund të konkurrohet me atë “bullgare”. Treqind gazetarët nga tërë bota, të akredituar për dasmën e trashëgimtarit të gjashtë me radhë të fronit, provuan nga të dyja dhe me njëzëshmëri parapëlqyen kryeveprën e ëmbëltorit bullgar Ivan Aleksandrov.

Në vitin 1990 dy vëllezër të talentuar hyjnë në shkollën për kuzhinierë në qytetin Bankja – njëri me dëshirën të bëhet kuzhinier i shquar, tjetri për të marrë diplomë dhe pastaj të bëhet aktor. Pas vitesh Ivani do të arrijë deri tek pallati mbretëror, kurse Vlladimiri me mbiemrin artistik Karamazov, do të luajë në Teatrin Popullor në Sofje.

Ivan (majthas) me vëllanë e tij Vladimir

Ivan Aleksandrov jeton në Ishullin mezi prej pesë vitesh, por është mjaft i njohur në fushën e tij – aq i njohur se ishte ftuar të bëjë tortën e dytë në dasmën mbretërore – atë për gazetarët. Dhe vetëm për një javë krijoi “kullën” pesëkatëshe me peshë njëqind kilogramë, të cilën e zbukuroi vetë me lule sheqeri në ngjyrat e pjeshkës, vjollcës, livandës dhe në të bardhë.

СнимкаMora shumë vlerësime pozitive dhe gazetarët bile ishin të mendimit se ajo ishte më e mirë se torta origjinale për të ftuarit në dasmë. Ata, të cilët kishin provuar të dyja tortat ishin të mendimit se imja ia vlente më shumë. Njerëzve u bëri më shumë përshtypje lartësia e saj dhe pamja. Natyrisht ata vlerësuan dhe shijen e freskët dhe të këndshëm (përsëri sipas mendimit të atyre që e shijuan). Natyrisht po të më lejonin do ta bëja pak “më bullgare” – me më shumë shurup dhe me krem brenda, jo vetëm shtresa të thata.

Shtog dhe limon – ky është një kombinim klasik, i përdorur nga ëmbëltori mbretëror, por varianti i Ivanit është një interpretim pak i ndryshëm.

Kremi i limonit është bërë prej limonëve të shtrydhur me vezë, kurse për shtresat në vend të lëvozhgës së limonit është përdorur shurup shtohu. Ky kombinim është shumë i freskët për shkak të limonit. Shtogu shton një shije të këndshme dhe kështu torta bëhet e lehtë dhe pranverore.

Gurabijet e tij të para Ivani i bën akoma kur ka qenë i vogël – për gjyshen e tij të sëmurë. Pas shkollës dëshira e tij është që me çdo kusht të mësojë recetën për tortën “japoneze” – e cila ka qenë moderne atëherë. Me këtë qëllim ai fillon punë në pastiçerinë, ku bëhet ajo dhe fshehurazi në tualet i rishkruan përbërësit e çmuar. Në ditën e tretë, pasi qëllimi është arritur, Ivani largohet nga pastiçeria, sepse “puna ishte e mërzitshme”. Më vonë bën përpjekje të hapë një ëmbëltore të vet, punon në hotele të mëdha, por dëshiron të zhvillohet. Por kjo në Bullgari është e vështirë në sferën e tij.

Situata ekonomike ishte shumë e keqe, prandaj vendosa të iki – kujton ai. – Hapat e para i bëra në Londër – ishin shumë të zorshme. Më nevojitën gjashtë muaj për lëshimin e dokumenteve dhe pastaj aplikova për punë. Kuzhina e parë, në të cilën punova ishte e tmerrshme – fillova nga puna më e vështirë, por isha shumë i motivuar. Kamë punuar në shumë prej hoteleve dhe restoranteve më të mira. Kështu mblodha receta dhe fillova të krijoj stilin tim të veçantë. Pas një viti tashmë isha chef-i i ëmbëltores së një hoteli të madh.

Снимка

Hoteli në fjalë është Haymarket Hotel, i cili është ndër 5 hotelet më prestigjoze në Londër. Sot Ivani zhvillon biznes të vet. Në “Boutique cookie’s cakes”, ai bën kryevepra të vërteta të ëmbla dhe ka shumë klientë të famshëm. Por është i bindur se akoma ka shumë për të mësuar, kryesisht për sa i përket dekorimit.

Për një pastiçer torta kurrë nuk mund të jetë mjaft e përsosur.  – është kategorik Ivan Aleksandrov. I shoh gabimet e mia, kështu siç i shoh gabimet e të tjerëve. Torta mund të duket e përsosur vetëm për klientin. Ka gjëra, të cilat kurrë nuk i kam pëlqyer dhe në të njëjtën kohë për ta kam marrë komplimente nga klientët. Kjo më habit, por në raste të tilla i them vetes se mendimi im nuk është aq i rëndësishëm.”

Снимка

Së shpejti Ivani do të vijë në Bullgari për pak për të zhvilluar këtu klasa mjeshtri. “Ky do të jetë një rikthim i pjesshëm, por jam i sigurt se një ditë do të kthehem përgjithmonë”, tha ai.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: boutiquecookiescakes.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD
Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD