Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Poljana – një shëtitje e rastit, të cilën do ta mbani mend për gjithmonë

БНР Новини

Megjithëse shumë prej nesh banojnë dhe punojnë në qytetin e madh dhe jemi mësuar me jetën urbane, nganjëherë kemi nevojë për përjetime më të ndryshme. Disa njerëz preferojnë t’i kalojnë pushimet në vendpushimet luksoze, disa të tjerë – në ndonjë fshat të bukur bullgar, ku njeriu ende po vazhdon të jetojë në harmoni me natyrën. Para se të thoni se po flasim për një utopi, do t’ju qetësojmë se afër fshatit ka rrugë, rrymë elektrike, ujë dhe rrejt celulari. Mirëpo, gjëja më e mirë që mund të bëni, po të gjendeni në fshatin Poljana, është që të harroni të paktën për disa orë për jetën tuaj të përditshme, ta mbyllni celularin dhe të zhyteni në qetësinë dhe aromat e këndshme. Mikpritësi ynë i përzemërt është Martin Ganev. Ai është një njeri, për të cilin ndryshimet janë diçka e domosdoshme. Këtë e ripohon edhe fakti se megjithë karrierën e tij të suksesshme në një kompani të madhe botërore, ai preferoi të largohet dhe ta ndërtojë shtëpinë e tij të re buzë malit Stranxha, duke ia përkushtuar jetën e vet bujqësisë biologjike. Gjithçka filloi me një devijim të rastit nga rruga deri në det.

СнимкаE zbulova fshatin Poljana rastësisht, megjithëse jam i mendimit se nuk ka gjëra të rastit. Një vit para se të shkojë atje, e kisha vizituar Toskanën. Kjo krahinë italiane ngjan shumë me rrezet e Stranxhës. Edhe atje, edhe këtu ka kodra, pyje dhe tokë të punueshme. Dallimi është se në Toskanë është plot pallate dhe shtëpi prej guri, si dhe njerëz, që ndihen të lumtur se jetojnë pikërisht në këtë vend. Ata gëzohen për atë që kanë dhe e vlerësojnë atë që e marrin nga natyra. Ferma afër fshatit Poljana është një projekt, të cilin e fillova më 8 dhjetor 2009, ku në mes të fushës unë vendosa një çadër dhe një thes të trashë gjumi. I thashë vetes se një ditë në këtë vend do të ndërtojë shtëpi. Atëherë ndjeva dhe një afërsi të çuditshme me tokën, kurse në mëngjesin tjetër ndihesha shumë i çlodhur, megjithëse nuk isha fjetur pothuajse tërë natën.

Ëndrra e Martinit tashmë është fakt, kurse për ekonominë e tij kujdesen 10 veta, të cilët gjatë të gjitha këtyre 9 viteve u ndërruan disa herë, sepse ai nuk ishte i kënaqur për punën e tyre. Që ta mirëmbajë ekonominë e vet Martini ka nevojë për njerëz, që e duan dhe e vlerësojnë natyrën. Sipas tij ferma është një organizëm i gjallë, ku nuk duhet të rritet vetëm një kulturë, sepse kjo nuk është e natyrshme për natyrën dhe nuk është e shëndetshme për vetë kulturën.

Ne përpiqemi të prodhojmë ushqimin më të mirë dhe kjo nuk mund të bëhet me rritjen e një kulture. Prandaj ne prodhojmë kultura të ndryshme gruri, bademe, arra, bimë të ndryshme mjekësore, si dhe trëndafilin vajdhënës. Kemi gjithashtu kafshë dhe bletë, të cilat janë shumë të rëndësishme për një fermë. Ato janë në një simbiozë me tokën dhe bimët e saj.

Снимка

Sipërmarrësi na tregoi se për ujitjen shpreson vetëm te pompat e solarit, të cilat me ndihmën e energjisë së diellit sigurojnë ujë prej një thellësie prej 70-80 metrash. Meqenëse regjioni është shumë i thatë, kurse vapët shpeshherë fillojnë që gjatë prillit, zjarret gjithashtu janë një dukuri e shpeshtë. Ja përse përdorimi i lëndëve djegëse, që ndizen shumë lehtë, është minimal.

Снимка

Megjithëse e thotë me një keqardhje të madhe, prova e Martinit tani për tani tregon se shumë prej bashkatdhetarëve tanë jetojnë në “një tmerr, të cilin e kanë krijuar vetë ata, duke menduar se asgjë nuk varet nga ata”. E vërteta është se ndryshimi i të gjitha gjërave rreth nesh që nuk na pëlqejnë duhet të fillojë nga vetë ne. Sepse në qoftë se në oborrin tonë është plot mbeturina, nuk duhet ta këshillojmë fqinjin tonë se si dhe kur ta pastrojë shtëpinë e tij. Sipas z. Ganev pikërisht kjo mënyrë e të menduarit dhe zilia i pengon njerëzit për t’u ndier mirë dhe të punojnë për të mirën e tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shoqatë joqeveritare me një fushatë për t'u marrë me plehërishtat e parregulluara në vendin tonë

Shoqata "BG Ji Aktiv" (BG Бъди активен) fton organizatat joqeveritare, klubet sportive dhe institucionet arsimore për të inkurajuar organizimin e veprimtarive të pastrimit dhe bisedave edukative në lidhje me fushatën "JO plehërishtave ilegale", me..

botuar më 24-07-28 9.25.PD

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD