Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëtarja Zornica Shepkova: Jam e mahnitur nga mirësia e njerëzve, të cilët i takoj derisa jam në rrugë

БНР Новини

“Pas 20 vjetëve do të jeni më të zhgënjyer nga gjërat, të cilat nuk i keni bërë, sesa nga ato të cilat i keni bërë. Prandaj ngrini velat, lundroni dhe hiquni nga porti i sigurt. Studioni. Ëndërroni. Zbuloni.” Këto janë fjalët e shkrimtarit amerikan Mark Twain, të cilët shkëlqyeshëm përshkruajnë çdo një njeri, i cili është i pasionuar pas aventurave, udhëtimeve dhe takimeve me njerëz interesantë. Pikërisht një person i tillë është dhe Zornica Shepkova, e cila mundet ta kthejë pasionin e saj personal – udhëtimet, në profesion të vet, me qenë se krijon një agjenci turistike për turizëm aventuresk.

Dëshira të jetë vazhdimisht në rrugë lind përpara 15 vjetëve, kur me shokë të vet bën udhëtimin e saj të parë më serioz nëpër malet e Rodopeve deri në majën Snezhanka. Mali lë një mbresë të qëndrueshme në zemrën e Zornicës dhe gjatë çdo një rasti të mundshëm, ajo niset nëpër shtigjet dhe rrugicat dredhore drejt ndonjë maje në kërkim të ndonjë livadhe malore, të fshehur mes pemëve përreth, ku miqtë e vetëm janë era dhe zogjtë. Cili është vendi i ngjashëm i fundit, të cilin ajo e ka vizituar dhe çfarë e ka mahnitur më tepër gjatë udhëtimeve tek ne dhe nëpër botë?

“Vizituam një vend të shkëlqyer, të quajtur rrugica ekologjike e Djallit, tregon Zornica Shepkova. Ajo gjendet afër fshatit Borino /në pjesën perëndimore të malit të Rodopeve / dhe kalohet për rreth 3 orësh. Një nga pjesët më interesante aty është ajo, e cila ia ka dhënë emrin rrugicës – Ura e Djallit. Ajo nuk është ndërtuar nga dora e njeriut, është një formim shkëmbor, i krijuar nga natyra. Rrugica ekologjike e Djallit është një nga rrugicat më ekstreme ekologjike, sepse është jashtëzakonisht e pjerrët. Ajo e cila më bën përshtypje më tepër gjatë kohës së udhëtimeve, pavarësisht nëse janë në Bullgari apo nëpër botë, është mirësia e njerëzve të rastit – njeriu ecën nëpër rrugë pa planifikuar asgjë dhe atëherë takon ndonjë njeri, i cili papritur i zgjat dorën. E strehon për të kaluar natën ose e drejton se ku duhet të vazhdojë të ecë.


Një vend tjetër i dashur për pushim është bregdeti bullgar, ku Zornica gjithmonë zbulon ndonjë plazhi të egër, i cili është i vizitueshëm vetëm me këmbë. Të tilla janë për shembull plazhet “Listi” dhe “Lipite”, të cilat gjenden në jug të vendpushimit Sinemorec, afër kufirit turk. Në qoftë se doni t’i vizitoni, më mirë telefononi dhe paralajmëroni Policinë kufitare, me qenë se rrugica, nëpër të cilën do të shkoni deri aty kontrollohet vazhdimisht. Është me rëndësi të mos niseni pa dokumentet tuaja personale. Koha më e mirë për një shëtitje të ngjashme është gjatë muajit korrik, kurse në qoftë se nuk keni më durim dhe dëshironi të pushoni, mund të bëni plaçkat gati dhe për një ekskursion nëpër Ballkanin Perëndimor. Për shembull në Shqipëri, përveç kuzhinës së shkëlqyer vendase, mund të shijoni dhe atmosferën e vendeve historike dhe natyrore, mes të cilave qyteti i Beratit për shembull, arkitektura e të cilit i ngjan asaj të qytetit bullgar Veliko Tërnovo.


Bosnja dhe Hercegovina po kështu është një vend interesant – tregon Zornica dhe vazhdon:

Aty është një përzierje e kombësive dhe e kulturave. Gjurmët e luftës akoma janë të dukshme. Aty vizituam Sarajevën, i cili është një qytet jashtëzakonisht kozmopolit, qendra është shumë e bukur, e përmbushur me lokale, ku mund të provojmë si kuzhinën perëndimore, ashtu dhe specialitetet vendase. Në Bosnjë vizituam dhe qytetin Mostar, ku gjëja më kureshtare është ura, e cila i lidh të dyja brigjet e lumit. Piramidat e Bosnjës janë edhe një kuriozitet tjetër, i cili fitoi popullaritet gjatë viteve të fundit.

Снимка



Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tren turistik me vagonë retro do të udhëtojë në linjën e binareve të ngushta në korrik

Një tren special me vagonë ​​retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...

botuar më 24-07-02 3.52.MD

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD