Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Orkestra e Konushevos” feston 55 vjetorin e vet bashkë me muzikantë të tjerë të njohur

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Në historinë e vet 55 vjeçare, orkestra u afirmua si një orkestër e vërtetë klasike në gjininë e muzikës dasmore nga krahina e Trakisë. Muzikantët kanë marrë pjesë në festat e disa brezave të bullgarëve duke marrë pjesë në nëpër dasma, pagëzime, tubime, festime dhe koncerte. Kurse në koncertet legjendare /overplaying/ në fshatrat Stambollovo dhe Gorski Izvor /në afërsi të qytetit Haskovo/ gjithmonë janë të dekoruar me çmimet më të larta.

Themeluesi dhe drejtuesi i Orkestrës së Konushevos, klarinetisti Nikolla Iliev, është me arsim akademik, por i është përkushtuar krejtësisht muzikës popullore dhe grupit, i cili mban emrin e fshatit të vet të lindjes Konush. Orkestra gëzon një popullaritet të madh jo vetëm në rajonin e Trakisë. Pavarësisht nga ndryshimet në grup dhe të repertorit të tyre gjatë viteve, muzikantët nuk heqin dorë nga stili klasik i melodive dasmore dhe valleve. Është e ditur se muzikantët e Trakisë tek ne me krenari marrin pjesë në festat e kolegëve të vet. Gjatë muajit prill disa nga orkestrat më të njohura dasmore i mblodhën adhuruesit e vet në qytetin Çirpan, që të festojnë 85 vjetorin nga lindja e profesorit Petko Radev. Shumë këngëtarë dhe instrumentistë të njohur nga Trakia do të ndajnë emocionet e tyre rreth festimit të ardhshëm të “Orkestrës së Konushevos”. Nikolla Iliev vuri në dukje:

Kam ftuar disa orkestra. Mendoj se do të formohet një festë e mirë e muzikës popullore me “Trakasit e rinj”dhe liderin e formacionit Bozhidar Strehin /nxënësi im/, orkestrën“Sllavjani” me drejtues Nikollaj Trifonov, orkestrën“Sllavej” të Sllavço Angjellovit, orkestrën nga qyteti Pazarxhik “Sijanie” të Ivo Rallçevit, orkestrën “Oniks” dhe Pantelej Grigorov, orkestrën e Mlladen Mallakovit. Presim dhe akoma muzikantë të tjerë të njohur-klarinetistin Ivo Papazov, fizarmonicistin Aleksandër Rajçev, këngëtarët popullorë Todor Kozhuharov, Binka Dobreva, Janka Ivanova. Që të gjithë premtuan të vijnë. Data e festës është 22 qershori, dita e premte, nga ora 17 në sheshin e fshatit Konush. Unë jam një patriot i flaktë. E dua shumë fshatin tim dhe njerëzit në të. Prandaj dhe e zgjodha fshatin tim, ku kam lindur, që ku janë prindërit e mi, gjyshërit dhe gjyshet. Në Konush jeton Kirill Ballxhiev, një njeri i ri, shumë punëtor i cili gjithmonë më ndihmon. Kështu ndodhi kur festuam jubileun tonë 50 vjeçar, kurse tani është në themel të kësaj feste. Duam të drejtojmë falënderimet tona më të përzemërta dhe ndaj Nikollaj Angjellovit dhe vëllait të tij, të cilët po kështu janë sponsorë të koncertit, i cili shpresojmë të bëhet një ngjarje e madhe.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD