Presidenca Bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian është duke u përfunduar dhe është kohë që t’u bëjmë një bilanc arritjeve gjatë gjashtë muajve të fundit.
Jusef Dakak është politolog nga Instituti për Politikën e Djathtë. Ai ia vuri Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së notën “shumë mirë 5”, sipas sistemit nga 2 deri më 6 nota maksimale. Sipas tij politika e jashtme e vendit është në një fazë shumë aktive, fazë kjo e cila duhet të ruhet edhe pas fundit të muajit qershor:
“Presidenca bullgare arriti t’i përgënjeshtrojë të gjithë kritikët. Në fakt kjo është një prej presidencave më aktive evropiane gjatë disa viteve të fundit. Ajo arriti tri suksese të mëdha. Njëri prej tyre ishte rivendosja e dialogut midis Turqisë dhe BE-së. Kjo ishte me rëndësi kyçe për Bullgarinë nga pikëpamja e presionit të migrantëve në kufirin tonë të përbashkët. Suksesi i dytë i madh ishte lidhur me temën për Ballkanin Perëndimor. Bullgaria arriti ta vendosë në një nivel shumë të lartë dialogun për të ardhmen e këtyre vendeve, dialog ky i cili gjatë disa viteve të fundit u ndërpre dhe para këtyre vendeve nuk kishte aspak perspektivë. Tani përsëri filloi të flitet për caktimin e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë për aderimin e saj në bashkësinë evropiane. Suksesi i tretë i Presidencës sonë është lidhur me pakësimin e taksave për bisedime midis vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve nga Ballkani Perëndimor. Kjo u shpall nga eurokomisionarja bullgare Maria Gabriel dhe është me rëndësi të madhe për shndërrimin e Evropës në një sistem të përbashkët të integruar.”
Pas samitit në Sofje më 17 maj u bë e qartë se që nga kjo verë mund të pritet një proces i pakësimit të taksave për bisedime dhe të trafikut të të të dhënave mobile në roamingun me Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën. Kjo është një arritje sidomos e rëndësishme për Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së sa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor. Një sukses për regjionin janë edhe marrëveshjet për fqinjësi të mirë dhe për emrin e ri të Maqedonisë. Në fakt me këto marrëveshje Shkupi arriti të zgjidhë dy kundërshtime që ekzistonin që prej shumë vitesh me Bullgarinë dhe Greqinë. Mirëpo, anëtarësia me të drejta të plota e fqinjëve perëndimorë të Bullgarisë në familjen evropiane ende është shumë larg dhe ato kanë nevojë për përkrahje suplementare edhe nga kryetarët e ardhshëm të Këshillit të BE-së – Austria, Rumania dhe Finlanda. Deri tani Austria ka ripohuar se integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor do të mbetet prioritet të paktën deri në fund të vitit 2018. Jusef Dakak mendon se kjo është e drejtë, sepse:
“Austria është një prej vendeve, të cilat e njohin më mirë regjionin, duke qenë pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze në vazhdim të disa dekadave dhe ka interes më të madh nga integrimi i tij evropian. Sigurish që kjo nuk duhet të ndodhë medoemos, sepse një pjesë prej shteteve nuk i kanë zbatuar kriteret për anëtarësim. Shtete të tilla janë Bosnja e Hercegovina, si dhe Serbia, e cila vazhdon t’i shtypë të drejtat e pakicës bullgare në territorin e saj. Ka shumë probleme institucionale, sidomos në Bosnjë e Hercegovinë, e cila nuk është shtet unik. Nga ana tjetër Serbia vazhdon të bëjë prova për ta ndarë atë, nëpërmjet së ashtuquajturës Republika Srëbska. Përveç problemit me Bosnjën e Hercegovinën fqinji ynë perëndimor duhet t’i zgjidhë edhe problemet me Kosovën.”
Megjithatë që të jemi objektivë nuk mund të mbetemi indiferentë ndaj disa mangësive në Presidencën bullgare. Njëra prej tyre sipas Jusef Dakakut është rezistenca e pamjaftueshme nga ana bullgare sa i përket pakos “Mobiliteti”, që u propozua nga Presidenti francez Emmanuel Macron, pako kjo e cila ka të bëjë me pagimin e punonjësve të dërguar me shërbim në kuadrin e BE-së. Politologu është i mendimit se propozimet e tij “i thellojnë dallimet midis regjioneve në BE. Aplikohen masa të njëjta, me të cilat Presidenti përpiqet të fitojë popullaritet në Francë”. Megjithëse ky hap i Macronit është i kuptueshëm duke pasur parasysh qëllimin e tij për një popullaritet më të madh, ai do t’i shkaktojë dëme të mëdha ekonomisë evropiane. Përveç kësaj me një pjesë prej ndryshimeve të propozuara në direktiva shkelen dy prej parimeve kryesore, mbi të cilat është ndërtuar BE-ja – lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve, si dhe konkurrueshmëria.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..