Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Zaharieva: Mungon unanimitet që Maqedonia dhe Shqipëria të ftohen nesër për bisedime për aderim në Bashkimin Evropian

Foto: BTA

Presidenca Bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian do të propozojë nesër që Maqedonia dhe Shqipëria të ftohen për bisedime për aderim në Bashkimin Evropian. Këtë e njoftoi para gazetarëve bullgarë në Luksemburg Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Pozita e Maqedonisë është më e fortë nga kjo e Shqipërisë, saktësoi ajo. Zaharieva shtoi se katër nga pesë shtete në Bashkimin Evropian e përkrahin pozitën që ftesa të bëhet tani. Kemi akoma punë që të bindim një pjesë nga shtetet, të cilat janë skeptike. Zaharieva shënoi se edhe sikur nesër Këshilli i  Bashkimit Evropian të përkrahë fillimin e bisedimeve për zgjerim, kjo nuk do të thotë një qasje automatike ndaj bisedimeve, meqenëse janë të nevojshme punë përgatitore, si për shembull, përgatitja e kuadrit negociues.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD