“Kartëvizitat e mia muzikore” – kështu Mimi Nikollova e quan këngët e vet më të njohura si “Hesht, hesht”, “Kur hëna del në qiell”, “Çdo gjë në këtë botë është blu”. Është interesante, që edhe kënga e parë e incizuar në vitin 1958 u bë hit. Kjo ishte “Hesht, hesht” kompozuar për filmin bullgar “I preferuari 13”. Përvjetorin e 60-të të incizimit të kësaj kënge dhe të fillimit të karrierës së këngëtares Mimi Nikollova do të shënohet me një koncert më 27 qershor, organizuar nga ekipi City Art Mark Center.
Me emrin e këngëtares Mimi Nikollova lidhen faqe të rëndësishme të historisë së muzikës pop tek ne. Pikërisht ajo interpretoi këngën “Kaliakra” nga Angell Zaberski, këngë kjo e cila në vitin 1964 fitoi çmimin e parë në konkursin “Këngë për detin bullgar”. Ajo është interpretuesja edhe e këngës “Takimi i parë” nga Ivan Stajkov, që fitoi çmimin e dytë. Kujtimet e këngëtares për këtë konkurs lidhen kryesisht me themeluesin e “Orfeut të Artë” Genko Genov.
“Ai deshi të popullarizojë bregdetin bullgar. Ai ishte nga ata njerëz, të cilët ishin asistuar në festivale të tilla jashtë shtetit, dhe vendosi të organizojë konkursin “Këngë për detin bullgar”, i cili më vonë ndërroi emrin në “Orfeun e Artë”. Kënga e kompozitorit Angell Zaberski nuk ishte e lehtë për interpretim, për më tepër se disponova shumë pak kohë për të mësuar. Në mesnatë shpallën se kënga ime fiton çmimin e parë.”
Mimi Nikollova është edhe ndër interpretueset e para të xhazit në Bullgari. Ajo u prezantua me sukses në festivalet në Sopot të Polonisë në vitin 1967, në Split të Jugosllavisë 1969, në Varadero të Kubës dhe në Tokio të Japonisë në vitin 1977. Për një periudhë të gjatë ajo bashkëpunonte me kompozitorin Ivan Stajkov, për të cilën kujton:
“Ai krijoi shumë këngë për mua. Më e bukura ishte “Once Again”, të cilën e prezantova në Japoni. Ivan Stajkovi ishte autor i tekstit të kësaj kënge në gjuhën angleze. Për këtë festival kërkuan që kënga të ishte incizuar. Mbaj mend se e bëmë këtë në Radion Kombëtare Bullgare. Nga 1780 kompozime nga mbarë bota deri në final arritën shumë pak, ndër të cilat ishte edhe kjo këngë. Suksesi ishte i madh, pasi një kompozitor japonez më propozoi të interpretojë një këngë të tij dhe të prezantojë Japoninë në dy festivale në Malta dhe në Florida. Mirëpo, Ministria Bullgare e Kulturës, institucioni i vetëm i cili menaxhonte shfaqjet e artistëve bullgarë, refuzoi dhe nuk më lejoi.”
Në koncertin benefis, bashkë me trumbetarin Misho Josifov, trombonistin Vili Stojanov, basistin Boris Taslev këngëtarja Mimi Nikollova do të interpretojë këngë të njohura nga repertori i saj. Pianos do t’i bie Petër Zhelezarov – partner të saj shumëvjeçar skenik.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..