Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë dekada në skenë – Mimi Nikollova me zë të ruajtur dhe me ndjenje të hollë humori

БНР Новини
Mimi Nikollova me Misho Josifovin dhe Vili Strojanovin në projektin “Bg Vintage”

“Kartëvizitat e mia muzikore” – kështu Mimi Nikollova e quan këngët e vet më të njohura si “Hesht, hesht”, “Kur hëna del në qiell”, “Çdo gjë në këtë botë është blu”. Është interesante, që edhe kënga e parë e incizuar në vitin 1958 u bë hit. Kjo ishte “Hesht, hesht” kompozuar për filmin bullgar “I preferuari 13”. Përvjetorin e 60-të të incizimit të kësaj kënge dhe të fillimit të karrierës së këngëtares Mimi Nikollova do të shënohet me një koncert më 27 qershor, organizuar nga ekipi City Art Mark Center.

“Hesht, hesht”

СнимкаMe emrin e këngëtares Mimi Nikollova lidhen faqe të rëndësishme të historisë së muzikës pop tek ne. Pikërisht ajo interpretoi këngën “Kaliakra” nga Angell Zaberski, këngë kjo e cila në vitin 1964 fitoi çmimin e parë në konkursin “Këngë për detin bullgar”. Ajo është interpretuesja edhe e këngës “Takimi i parë” nga Ivan Stajkov, që fitoi çmimin e dytë. Kujtimet e këngëtares për këtë konkurs lidhen kryesisht me themeluesin e “Orfeut të Artë” Genko Genov.

Ai deshi të popullarizojë bregdetin bullgar. Ai ishte nga ata njerëz, të cilët ishin asistuar në festivale të tilla jashtë shtetit, dhe vendosi të organizojë konkursin “Këngë për detin bullgar”, i cili më vonë ndërroi emrin në “Orfeun e Artë”. Kënga e kompozitorit Angell Zaberski nuk ishte e lehtë për interpretim, për më tepër se disponova shumë pak kohë për të mësuar. Në mesnatë shpallën se kënga ime fiton çmimin e parë.

Mimi Nikollova është edhe ndër interpretueset e para të xhazit në Bullgari. Ajo u prezantua me sukses në festivalet në Sopot të Polonisë në vitin 1967, në Split të Jugosllavisë 1969, në Varadero të Kubës dhe në Tokio të Japonisë në vitin 1977. Për një periudhë të gjatë ajo bashkëpunonte me kompozitorin Ivan Stajkov, për të cilën kujton:

Ai krijoi shumë këngë për mua. Më e bukura ishte “Once Again”, të cilën e prezantova në Japoni. Ivan Stajkovi ishte autor i tekstit të kësaj kënge në gjuhën angleze. Për këtë festival kërkuan që kënga të ishte incizuar. Mbaj mend se e bëmë këtë në Radion Kombëtare Bullgare. Nga 1780 kompozime nga mbarë bota deri në final arritën shumë pak, ndër të cilat ishte edhe kjo këngë. Suksesi ishte i madh, pasi një kompozitor japonez më propozoi të interpretojë një këngë të tij dhe të prezantojë Japoninë në dy festivale në Malta dhe në Florida. Mirëpo, Ministria Bullgare e Kulturës, institucioni i vetëm i cili menaxhonte shfaqjet e artistëve bullgarë, refuzoi dhe nuk më lejoi.

“Kur hëna del në qiell”

Në koncertin benefis, bashkë me trumbetarin Misho Josifov, trombonistin Vili Stojanov, basistin Boris Taslev këngëtarja Mimi Nikollova do të interpretojë këngë të njohura nga repertori i saj. Pianos do t’i bie Petër Zhelezarov – partner të saj shumëvjeçar skenik.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD