Arti i saj lind live, përpara syve të publikut, dhe ashtu si në jetë-pa prova paraprake. Piktorja bullgare Vanesa Katrin pikturon në pallatet italiane, në sallat e koncerteve dhe bile në manastire, kurse imazhet e saj në kanavacë janë gjithmonë pasqyra e saj, sepse i nxjerrë nga thellësia e shpirtit të vet.
Piktorja e re e cila e josh publikun italian me performancat e saj, është bullgarja e vetme, e cila do të marrë pjesë në ekspozitën përfundimtare të bienales botërore në arkitekturë në Venecie. Më 10 korrik në pallatin në stilin barok Zenobio e zgjedhur mes 6 mijë kandidateve nga e gjithë bota artistja do të improvizojë përpara kanavacës së bardhë në praninë e publikut.
"Do të prezantoj performancën Chiave di lettura ose ”Kyçi i së vërtetës” në përkthim të lirë - kyçi drejt asaj , e cila na detyron të ecim përpara dhe të mos e tradhtojmë veten - thotë ajo. Por, si fillim duhet të kuptojmë se cilët jemi ne. Është e nevojshme të lirohemi nga çdo gjë e cila është në sipërfaqe dhe të arrijmë deri tek thelbi i vërtetë, që të bëjmë atë të cilën e ndiejmë."
Veprën e vet të parë Vanesa Katrin e krijon përpara 3 vjetëve, duke pikturuar një siluetë të një gruaje nga mbrapa. Dhe dërgon një mesazh të ngjeshur me shumë emocione, saqë publiku fillon të qajë. Pasi pash lotët në sytë e njerëzve, unë e kuptova se mundem të prek stringjet ledhatuese të buta në shpirtrat e tyre dhe të transmetoj ndjenjat e veta, shton ajo.
"Shumë shpesh personazhet e mia janë në nga mbrapa, sepse në këtë mënyrë mesazhi është më i fortë. Për mua nuk ka rëndësi nëse gruaja është e bukur ose jo, nëse ka sy bojë qielli ose kaf. Sepse, mua më intereson jo ana e jashtme e gjërave, por ajo e cila është brenda tek ne - rrezatimi, lëvizjet, e folura, gjestet. Unë gjithmonë kam kërkuar ndjenjën e brendshme. Në krijimet e mia unë përdor simbiozën midis pikturës, teatrit, vallëzimit, muzikës dhe kur mundem të arrijë sinestezë, format rrezatojnë muzikalitet dhe krijojnë poezi. Filloj nga kanavaca e bardhë dhe interpretoj atë të cilën e ndiej në momentin e dhënë, prandaj kritikët shpesh më quajnë “Piktorja me shpirt”. Derisa pikturoj, nganjëherë përmes pasqyrës krijoj të ashtuquajturin rreth vibracioni, që të mund energjia, e cila del prej meje të shkoj në pikturë dhe pas kësaj dhe mes njerëzve. Kështu që të gjithë jemi në një valë të njëjtë të dridhjes."
Vanesa Katrin thotë se gjithmonë ka qenë piktore - akoma që në ekspozitën e saj të parë vetjake të cilën e bën kur ka qenë 5 vjeçe në qytetin e saj të lindjes Plovdiv, kurse piktura e saj fëmijërore bie në koleksionin e papës Xhovan Pavli i 2 i cili tanimë ka vdekur. Pasi përfundon arsimin e vet artistik, niset për në Veronë dhe merr pagëzimin e vet artistik në atelienë e maestros së njohur Athos Faccincani. Pasojnë muzetë, mes të cilëve ai i Firences Bargello, Firenze Art Gallery dhe vendimi t'i përkushtohet pikturimit ditë e natë.
Sipas piktores revolucionarët e sotëm janë njerëzit, të cilët guxojnë t'u kundërvihen rrymave komerciale dhe e përcakton veten si një prej tyre. Prandaj pa luhatje e përqafon idenë spontane ta lërë kanavacën të bardhë dhe të realizoj një performacë vetëm me mendime. "Shumë shpesh në jetë gjendemi përpara bezes së bardhë - përpara se të vendosim sesi të veprojmë, derisa akoma kemi mundësi për të zgjedhur lirisht", thotë Vanesa Katrin. Në këtë kuptim nuk është me rëndësi përsosmëria dhe saktësia e një pikture, por sa emocion dhe dashuri mundet të transmetojë ajo. Një prodhim arti mund të jetë vetëm një lule ose një fjalë e vetme ose gjest, por varet kush dhe si dhe se për çfarë e bën, mendon piktorja.
Pavarësisht se është një qytetare e botës, Vanesa Katrin thotë se i ndien rrënjët e vet . Dhe nuk është fare e çuditshme që shumë shpejt të ngjitet në kodrat e Plovdivit dhe me furçë të tregojë ndonjë histori interesante mbi kanavacë - për shembull për mjeshtrin e Bojanës, i cili ka pikturuar gjatë shekullit të 13 ikonat në kishën e vogël në mal si një parandjenjë për Rilindjen evropiane.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..