Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shërbimi Zjarrfikës i Sofjes mbush 140 vjet

БНР Новини

Më 16 prill 1832, në Sofje shpërtheu zjarr, i cili shumë shpejt përfshiu dyqane, kafene, furrën e bukës, disa shtëpi. Popullsia e shqetësuar u nis nëpër rrugë, por nuk ishte në gjendje me asgjë të shuajë zjarrin. Pikërisht këtë ditë në Sofje sistemi kryesor hidraulik i qytetit u dëmtua dhe nuk kishte ujë. Zjarri kërcënonte të përfshinte të gjithë qytetin. Ndihej nevoja e mprehtë për krijimin e zyrës së specializuar. Fillimi i brigadës së zjarrit të qytetit u vu gjatë vitit 1878, kur më 14 korrik për herë të parë në Sofje u krijua organizata prej vullnetarëve-zjarrfikës. Gjatë vitit 1884 u sollën pompat e para zjarrfikëse të tërhequra prej kuajve, me të cilën u shënua një etapë e re në zhvillimin e veprimtarisë zjarrfikëse.

Снимка

Cilët janë njerëzit, misioni kryesor i të cilëve sot është sigurimi i një mbrojtje shpresëdhënëse të jetës dhe të shëndetit të popullsisë, ruajtja e mjedisit dhe e pronësisë gjatë zjarreve, fatkeqësive, tërmeteve e të tjera të një milionë e gjysmë vetave, të cilët jetojnë, punojnë, mësojnë, vizitojnë ose udhëtojnë përmes qytetit tonë?


СнимкаEkipi i Zyrës Zjarrfikëse e Sofjes përbëhet prej afërsisht njëmijë nëpunësish – tregon kryeinspektori Nikollaj Grigorov, shef i grupit “Kontroll preventiv dhe veprimtari preventive” pranë Drejtorisë “Mbrojtja nga zjarri dhe siguria e popullsisë”. Në përkrahje të punës së ekipeve të specializuara për fikjen e zjarrit dhe ekipet shpëtimtare punojnë specialistë të informacionit dhe specialistë analitik, inxhinierë, financierë e të tjerë. Një pjesë e madhe nga puna jonë realizohet në partneritet me organizata të tjera (Bashkia e Kryeqytetit, Kryqi i Kuq Bullgar) të cilët punojnë për qëllime të përafërta, mbajmë lidhje me autoritetet vendase dhe zyra të tjera avarie. Prapaskenë janë dhe nëpunësit nga Pika qendrore e dispeçimit në rast të ngutshëm112. Ata i pranojnë telefonatat e para, mobilizojnë ekipet në detyrë dhe mbeten në kontakt të përhershëm me ta, që të mund të koordinojnë resurse suplementare, deri në përballimin e fatkeqësisë.

Снимка

Një detyrë tjetër jashtëzakonisht serioze është parandalimi. Një grup tjetër i synuar mjaft i rëndësishëm janë fëmijët dhe studentët, sepse ata janë jo vetëm më të prekshmit dhe të parashtruar në rrezik, por dhe sepse në këtë moshë krijohet kultura qytetare e personit. Kurse kjo krijon garanci në një perspektivë afatgjatë që e gjithë popullsia të jetë e përgatitur më mirë për situata të jashtëzakonshme. Për fëmijët janë punuar programe, janë përfshirë stërvitje për evakuim dhe veprimtari shpëtimtare gjatë tërmetit, zjarrit, përmbytjeve dhe avarisë radioaktive. Interesin ndaj punës së zjarrfikësve e rrisin dhe mësimet e hapura dhe “dita e dyerve të hapura” në zyrën zjarrfikëse.

Снимка

Përmes formave inovative të arsimit – lojërave sportive, anketave, konkurseve e të tjera mundohemi  të provokojmë interesin e fëmijëve në mënyrë që ata vetë të zbulojnë veprimet e drejta. Mund të pohoj se fëmijët i përballojnë, sepse ata në ndryshim nga ne, më të moshuarit, tregojnë një instinkt, i cili i drejton sesi të veprojnë në një situatë të caktuar. Por, pa përgatitjen e domosdoshme në situata të caktuara fëmijët do të zgjedhin mbase drejtimin e gabuar, kështu që me një rëndësi të madhe është që akoma si të vegjël të dinë sesi të reagojnë, çfarë të bëjnë, dhe t'u kujtohet se në situata të tilla njeriu nuk duhet të bjerrë në panik, sepse kështu mund të bëjë gabim dhe mund të dëmtojë vetveten dhe njerëzit e tjerë përreth, mund të rrezikojë jetën e vet me veprime dhe sjellje jo të drejta” – shpjegon kryeinspektori Grigorov dhe përfundon me fjalët:

Fatkeqësi, zjarre dhe situata të jashtëzakonshme do të ketë  edhe në të ardhme – e tillë është logjika e jetës. Përgjigja jonë është gatishmëria për reagim, që të mund t’i mbrojmë njerëzit, që ndodhen në rrezik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Zyra Zjarrfikëse e Sofjes, stara-sofia.com dhe Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD