Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli “Lugina e Trëndafilit” u bë fituesi i madh i festivalit të 6 ndërkombëtar folklorik, muzikor dhe të vallëzimit “Dekorata e Beogradit”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Dhe sivjet ansambli “Lugina e trëndafilit” nga qyteti Karllovo korri suksese të mëdha nëpër botë në një festival prestigjioz. Bashkatdhetarët tanë u kthyen me 2 dekorata nga festivali i 6 ndërkombëtar folklorik dhe muzikor “Dekorata e Beogradit” (04-08.07.2018). Forumi u zhvillua në kryeqytetin serb dhe mblodhi talente nga vendet e largëta si Meksika, Tunizia, Indonezia e shumë të tjera. Për atë, të cilën e kanë përjetuar gjatë këtyre disa ditëve tregon Mirosllav Vasilev – menaxher artistik dhe koreograf i ansamblit:

Me të vërtetë që grupi ynë arriti një sukses të madh dhe kjo vjen për shkak të përkushtimit të të gjithë interpretuesve. Festivali për herë të gjashtë të radhës zhvillohet në kryeqytetin serb, por prej dy vjetëve ka karakter konkursi. Sfida qe mjaft e madhe, sepse fillimisht që të gjitha grupet kalojnë përmes një seleksionimi paraprak, aq më tepër se ngjarja zhvillohet nën egjidën e federatës botërore të festivaleve ndërkombëtar të vallëzimit FIDAF (Federation of International Dance Festivals, Federata e festivaleve ndërkombëtare të vallëzimit). Selia e saj është në Korenë e Jugut, kurse në Beograd organizatore është bashkësia kulturore vendase ”Shën Sava”. Konkurrenca me të vërtetë qe e madhe, me qenë se sivjet morën pjesë vende nga 5 kontinentet. Grupi ynë qe i dekoruar me “Gran Pri” për prezantimin e gjithanshëm dhe me dekoratën e posaçme në festival për koreografi. Përjetuam në mënyrë emocionuese bashkë me pjesëmarrësit e tjerë të festivalit dhe jurinë privilegjin të vallëzojmë në sallën më të vjetër të koncerteve në Beograd – „Колáрац“ (Kollarac). Akustika e saj e shkëlqyer përbën interes për ekspertët nga e gjithë bota. Organizatorët ndanë me ne se, ekipi i fundit ka ardhur nga Japonia e largët.”


Me një histori mbi 45 vjeçare ansambli “Lugina e trëndafilit” prezanton larminë shumëngjyrëshe të valles folklorike bullgare dhe fiton duartrokitje nëpër të gjithë botën. Gjatë vitit 2017 ansambli dhe drejtuesi i tij artistik janë të dekoruar me dekoratën e posaçme “Lira e artë” nga Lidhja bullgare e veprimtarëve muzikorë dhe koreografikë për arritje të larta artistike dhe krijuese.

Me çfarë repertori janë prezantuar bashkatdhetarët tanë në forum, mësojmë përsëri nga Mirosllav Vasilev:


Në kuadrin e festivalit ne prezantuam shfaqje të vallëzimit prej disa regjioneve të vendit – Shoplluka, Bullgaria Perëndimore, Trakia e të tjera. Autorë të tyre janë koreografët e njohur, por në fakt juria mbeti me përshtypje nga më të mirat nga kompozicioni muzikor-vallëzues “Festë në luginën e trëndafilit”. Ajo është emblematike për grupin tonë dhe në sajë të saj i fituam dekoratat. Vlerësimi i lartë erdhi nga juria, e përbërë prej një rrethi të gjerë specialistësh në artet muzikore dhe skenike – një fakt i cili u jep një vlerë edhe më të madhe dekoratave.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD
Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD