Dhe sivjet ansambli “Lugina e trëndafilit” nga qyteti Karllovo korri suksese të mëdha nëpër botë në një festival prestigjioz. Bashkatdhetarët tanë u kthyen me 2 dekorata nga festivali i 6 ndërkombëtar folklorik dhe muzikor “Dekorata e Beogradit” (04-08.07.2018). Forumi u zhvillua në kryeqytetin serb dhe mblodhi talente nga vendet e largëta si Meksika, Tunizia, Indonezia e shumë të tjera. Për atë, të cilën e kanë përjetuar gjatë këtyre disa ditëve tregon Mirosllav Vasilev – menaxher artistik dhe koreograf i ansamblit:
“Me të vërtetë që grupi ynë arriti një sukses të madh dhe kjo vjen për shkak të përkushtimit të të gjithë interpretuesve. Festivali për herë të gjashtë të radhës zhvillohet në kryeqytetin serb, por prej dy vjetëve ka karakter konkursi. Sfida qe mjaft e madhe, sepse fillimisht që të gjitha grupet kalojnë përmes një seleksionimi paraprak, aq më tepër se ngjarja zhvillohet nën egjidën e federatës botërore të festivaleve ndërkombëtar të vallëzimit FIDAF (Federation of International Dance Festivals, Federata e festivaleve ndërkombëtare të vallëzimit). Selia e saj është në Korenë e Jugut, kurse në Beograd organizatore është bashkësia kulturore vendase ”Shën Sava”. Konkurrenca me të vërtetë qe e madhe, me qenë se sivjet morën pjesë vende nga 5 kontinentet. Grupi ynë qe i dekoruar me “Gran Pri” për prezantimin e gjithanshëm dhe me dekoratën e posaçme në festival për koreografi. Përjetuam në mënyrë emocionuese bashkë me pjesëmarrësit e tjerë të festivalit dhe jurinë privilegjin të vallëzojmë në sallën më të vjetër të koncerteve në Beograd – „Колáрац“ (Kollarac). Akustika e saj e shkëlqyer përbën interes për ekspertët nga e gjithë bota. Organizatorët ndanë me ne se, ekipi i fundit ka ardhur nga Japonia e largët.”
Me një histori mbi 45 vjeçare ansambli “Lugina e trëndafilit” prezanton larminë shumëngjyrëshe të valles folklorike bullgare dhe fiton duartrokitje nëpër të gjithë botën. Gjatë vitit 2017 ansambli dhe drejtuesi i tij artistik janë të dekoruar me dekoratën e posaçme “Lira e artë” nga Lidhja bullgare e veprimtarëve muzikorë dhe koreografikë për arritje të larta artistike dhe krijuese.
Me çfarë repertori janë prezantuar bashkatdhetarët tanë në forum, mësojmë përsëri nga Mirosllav Vasilev:
“Në kuadrin e festivalit ne prezantuam shfaqje të vallëzimit prej disa regjioneve të vendit – Shoplluka, Bullgaria Perëndimore, Trakia e të tjera. Autorë të tyre janë koreografët e njohur, por në fakt juria mbeti me përshtypje nga më të mirat nga kompozicioni muzikor-vallëzues “Festë në luginën e trëndafilit”. Ajo është emblematike për grupin tonë dhe në sajë të saj i fituam dekoratat. Vlerësimi i lartë erdhi nga juria, e përbërë prej një rrethi të gjerë specialistësh në artet muzikore dhe skenike – një fakt i cili u jep një vlerë edhe më të madhe dekoratave.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos..