Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ish termocentrali i Pallatit Kombëtar të Kulturës do të kthehet në skenë të artistëve të pavarur

БНР Новини

Një godinë e braktisur industriale në qendër të qytetit, e cila ka qëndruar vite të tëra me radhë nën hijen e kodrave artificiale, shumë shpejt do të ringjallet për një jetë të re në sajë të iniciativës së artistëve të pavarur dhe të Bashkisë së Kryeqytetit.

Снимка

Termocentrali i dikurshëm i Pallatit Kombëtar të Kulturës i fshehur mes 3 kodrave artificiale dhe një lumi që dredhon në pyllin para muzeut “Toka dhe njerëzit”, prej kohe ka mbetur i braktisur. Vetëm rrënojat e mbetura, këtu atje të ngjyrosura me ngjyrë, sjellin kujtime të zbehta për një godinë, të përmbushur dikur me jetë. Një grup prej artistëve të pavarur morën përsipër detyrën t'i kthejnë këto rrënoja në skenë të vet për shfaqje eksperimentale në frymën e artit modern dhe ndanë idenë e vet me bashkinë, pas së cilës u zhvillua një konkurs ndërkombëtar me 61 pjesëmarrës dhe u zgjodh projekti. Fituan arkitektët e rinj Anton Kolev dhe Mariana Sërbova, të cilët deri në këtë moment kishin punuar në qytetin Burgas.

Снимка

СнимкаIsh termocentrali i Pallatit Kombëtar të Kulturës qe propozuar gjatë vitit 2014 nga vet artistët e pavarur – tregon Malina Edreva, kryetare e komisionit për arsimin dhe kulturën në bashkinë e Kryeqytetit. Prej viteve kërkojmë zgjidhje se si godina të braktisura të bashkisë, të cilat dikur kanë qenë industriale, t'i kthehen qytetit me ndihmën e projekteve kulturore. Në lidhje me këtë lindi dhe ideja që ish termocentrali të kthehet në qendër për një art modern-aq më shumë që qytetit i mungojnë hapësira të ngjashme në të cilat artistët nga skena e lirë të mund të prezantojnë projektet e veta bashkë me kolegë të vet të huaj. Dhe po kështu të eksperimentojnë në bazë të shembullit të asaj të cilën e kemi mësuar në Berlin dhe në kryeqytete të tjera evropiane."

Снимка

Një nga idetë për  qendrën e ardhshme për arte moderne është që ajo të kalojë në mënyrë harmonike në mjedisin e natyrshëm natyror – jo thjesht godinë abstrakte me një qëllim të paqartë, por vend për një shije estetike, dëfrim dhe takime, përfshi dhe nën qiellin e hapur.

"Kjo hapësirë, e cila është një pjesë nga Parku Jugor, u jep mundësi të mëdha banuesve dhe miqve të qytetit si për organizimin e ngjarjeve kulturore, ashtu dhe për pushim dhe takime me shokët – thotë akoma Malina Edreva. Zakonisht qendrat për një art modern janë të hapura kryesisht drejt artistëve vizual, derisa ish termocentrali do të integrojë llojet e ndryshme të arteve. Prandaj dhe pjesa më e madhe e hapësirave do të jenë fleksibël për transformim-për shembull salla e madhe me 350 vende, në kuadrin e 1 ore do të mund të ri transformohet nga një skenë për teatër në një sipërfaqe për ekspozitë, për qëllimet e ndonjë forumi ose të boshatiset dhe publiku të qëndrojë në këmbë. Përveç kësaj në katin e dytë do të ketë edhe një sallë tjetër për 150 veta të përcaktuar për arte skenike, si dhe hapësira të vogla koncertesh, atelie për punë me fëmijë dhe një qendër për mbledhje të ndryshme."

Снимка

Gjatë këtij viti duhet të fillojnë dhe veprimtaritë ndërtimore, kurse deri në fund të vitit të ardhshëm ish termocentrali duhet të rikonstruktohet dhe të kthehet në një skenë vepruese të artistëve nga të gjitha llojet e arteve. Përveç një mundësie tjetër për shfaqje të krijuesve të lirë bullgarë dhe të huaj, qëllimi i Qendrës për Arte Moderne është të bëhet dhe një objekt turistik me një rëndësi ndërkombëtare.

Снимка

Kjo nuk është godina e vetme bashkiake, e cila përmes rinovimit do të marrë funksione të reja. E vërteta është se, pas privatizimit sallat e mëdha të braktisura në kryeqytet janë shumë pak. Një vend i ngjashëm është për shembull pjesa nëntokësore e ish mauzoleut, i dhënë për filial të Galerisë së Arteve të Qytetit të Sofjes. Kurse sheshi do të përdoret për art modern në mjedisin urban, në të cilin artistë të ndryshëm do të prezantojnë instalime. Kështu “Shtëpia prej Bronzi” e ndërtuar mbi të mot do të zëvendësohet me një projekt të ri përsëri të përkohshëm, të zgjedhur pas një konkursi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: toplocentralata.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD
Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD
Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD