Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në Amerikë dhe mbrapa në emër të një ëndrre

БНР Новини
Nasko Atanasov

Ruajtja dhe mbrojtja e monumenteve kulturore dhe trashëgimisë arkitekturore dhe shpirtërore është detyrë e institucioneve në çdo një pikë të botës. Bile dhe në shtete, në të cilat zhvillohen konflikte të gjata dhe luftërat, asgjësimi i artefakteve dhe dëshmive për të kaluarën, persekutohet nga ligji, kurse kryerësit marrin ndëshkimet e tyre. Tek ne, në Bullgarinë evropiane situataa është pak më e ndryshme. Shpesh, duke hedhur një vështrim drejt shkollave tona, vatrave të kulturës, teatrove dhe sallave për koncerte, i drejtojmë vetes pyetjen sesi arritëm deri këtu? Përse kultura dhe arsimi, të cilët janë në themel të ekzistencës sonë si qytetarë evropianë janë në kufirin e mbijetesës së vet. Paratë për funksionimin e këtyre dy sistemeve, sikurse jepen pa një përfytyrim të qartë për reformat e domosdoshme. Prandaj që të gjitha gjërat kanë ngecur, kurse problemet grumbullohen njëri pas tjetrit.

Снимка

Shembulli i radhës për mungesën e interesimit nga ana e institucioneve ndaj problemeve të institucioneve tona kulturore është një kazus i cili bëri një buje të madhe gjatë muajit qershor me vatrën e kulturës në qytetin Shipka. Sinjali se godina po shkatërrohet ishte dhënë në rrjetet sociale, kurse reportazhet nga vendi dëshmuan se kjo rastis prej 24 vjetëve, me qenë se nuk është e qartë se e kujt është prona e godinës. Sipas disave ajo është shtetërore, sipas të tjerëve – e bashkisë. Në fund të fundit, ajo mori statut të një monumenti të kulturës, që të mund të përpunohet projekt, me të cilin bashkia të aplikojë për lëshimin e mjeteve për restaurimin e saj. Fakti se salloni në të cilin ka 250 vende është një kopje e vogël e sallës së madhe të Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje është krejt i panjohur për bullgarët, kurse emri i arkitektit të godinës së ndërtuar gjatë vitit 1931 është harruar përgjithmonë.

Снимка

Pas fasadave në gjendje të mjerë të vatrave të kulturës, të cilat akoma punojnë, në sallat e tyre shpesh të ftohta, po vazhdojnë të mblidhen njerëz të rinj e të moshuar, të cilët marrin pjesë në grupe të ndryshme amatore, të cilët fitojnë dekoratë pas dekorate për shkak të talentit të vet. Ata meritojnë kushte më të mira, që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe të mbajnë të gjallë zjarrin e traditave bullgare si dhe të folklorit. Edhe sikurse në momente të caktuara kjo të na duket e pamundur, nuk duhet të humbasim shpresë se një ditë situata do të përmirësohet. E mbajnë besimi në të mirën kauzat e bashkatdhetarëve tanë, të cilët ndihmojnë për rilindjen e atdheut. Pikërisht si kauzë mund të përcaktojmë ringjalljen  e një vatrës së kulturës në fshatin Tatarevo në rrethin e qytetit Plovdiv. Kjo kauzë bashkon përpjekjet e bullgarëve të shumtë si dhe të të huajve, të cilët duan të realizojnë ëndrrën e shokut të vet Nasko Atanasov – ta shikojë sallonin të mbushur përsëri me njerëz.

Снимка

Akoma gjatë vitit të parë kur niset që të mësojë mjeshtëri artistike në Shtetet e Bashkuara, ai iu tregon shokëve të rinj në Amerikë se në fshatin e tij në Bullgari ka “diçka si teatër”, i cili ka nevojë për rinovim. Për këtë kanë qenë të nevojshme rreth 15 000 dollarë të cilët ata mundin t’i mbledhin me ndihmën e një fondacioni amerikan dhe me përpjekjet vullnetare të njerëzve të ndryshëm. Kështu është rikthyer bukuria dhe shkëlqimi i dikurshëm i sallës teatrale. Kurse në hyrjen e vatrës së kulturës është renditur një muze i vogël me sende dhe rekuizitë të gjetur në depot e godinës. Me ndihmën e një miku të vet amerikan, Naskoja mundet të xhirojë dhe një film. Cili është ai dhe kush është amerikani misterioz?

Снимка

Ky amerikan, i cili quhet Dejvid Rostën dhe të cilin e falënderoj pa masë, është një nga njerëzit e parë me të cilët u njoha në Los Anxhelos, tregon Nasko Atanasovi. Ai erdhi në Tatarevo dhe përjetoi këtë aventurë bashkë me shokët e mi nga Bullgaria. Rivendosjen e skenës e ndamë në katër etapa – rinovimin me punë vullnetare, organizimin e një koncerti i hapjes simbolike, bërjen e një salloni për kinema dhe xhirimin e filmit dokumentar për të gjithë procesin. Filmi u pranua jashtëzakonisht përzemërsisht nga publiku, me qenë se njerëzit panë veten e vet në ekranin e madh. Premiera zyrtare e filmit qe gjatë verës së kaluar në festivalin e kinemasë “Karantinata” në qytetin Varna.

Снимка

Sivjet vatra e kulturës do të hapë dyer më 15 shtator për edicionin e radhës të festivalit  “Hape skenën”, të cilin Naskoja e organizon, që të tregojë se një ndryshim i tillë si ky në vatrën e kulturës në Tatarevo është i mundur dhe varet vetëm nga dëshira jonë të bëjmë diçka të mirë për Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD