Ditën e shtunë dhe të diel është pika kulmore e edicionit të tretë të njërit prej festivaleve më origjinale në vend – “Opera e majave“ në Bellogradçik
Ai zhvillohet në kalanë e Bellogradçikut të themeluar akoma nga Perandoria Romake në mes të shkëmbinjve madhështor, me të cilët lavdërohet ky qytet në Bullgarinë Veriperëndimore. Shkëmbinjtë u përngjajnë figurave të mëdha njerëzore dhe mes tyre në ditët e festivalit gjallërojnë karakteret mbresëlënëse të personazheve të operës botërore. Programi muzikor është paraqitur nga këngëtarët e shkëlqyer dhe orkestra e Teatrit Operistik të Sofjes.
Publiku tanimë pati mundësinë të shohë shfaqjen e operës “Karmen” të kompozitorit francez Zhorzh Bize. Gjatë kësaj fundjave adhuruesit e përjetimeve ekstreme muzikore mund të shikojnë shfaqjen e muzikëlit me famë botërore – “Mamma mia” në bazë të këngëve të Benny Andersson dhe Björn Ulvaeus, nga grupi ABBA.
Një spektakël tjetër – impresioni shpellor “Perënditë, gjigantët, xhuxhët,” sipas motiveve të muzikës së Vagnerit, prezantohet në shpellën “Magura”. Kjo nuk është thjesht një ide origjinale për muzikën e këtij kompozitori të prezantuar në ambientin interesant të shpellës, por është një sintezë e arritjeve krijuese, të lidhura me prezantimin e krijimtarisë së Vagnerit tek ne.
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..