Arsimi në Bullgari duhet të jetë një prioritet i përbashkët mbipolitik, bënë thirrje mësuesit nga shkollat bullgare jashtë shtetit gjatë konferencës së tyre vjetore në Sofje. “Gjuha bullgare – ura shpirtërore për unitetin kombëtar” ishte motoja e forumit, mikpritësi i të cilit sivjet ishte Kuvendi Popullor.
“Shumë pak janë rrjetet shkollore në botë, të cilat mund të krahasohen me Asociacionin tonë – theksoi Irina Vlladikova, kryetare e Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit. – Në fillim shkollat bullgare jashtë numëroheshin me gishtërinjtë e njërës dorë, ndërsa sipas të dhënave të fundit të Agjencisë Shtetërore të Bullgarëve Jashtë Shtetit aktualisht numri i tyre është afro 400. Kjo nuk është vetëm një numër i madh, por është një dukuri në historinë më të re të sistemit arsimor dhe të kulturës së Bullgarisë.”
Gjatë 11 viteve të kaluara të ekzistencës së vetë Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit arriti të zërë një vend të autoritetshëm në jetën publike bullgare. Iniciativat e shkollave bullgare përtej kufirit kanë një jehonë gjithnjë e më të madhe në atdhe, kurse kauzat e përkrahura nga ato kanë rëndësi kombëtare dhe botërore. Një shembull i mirë në këtë drejtim është peticioni i iniciuar nga Asociacioni ynë për sigurimin e mundësisë juridike dhe administrative për dhënien e maturës në çdo një prej gjuhëve zyrtare të BE-së. Ky peticion, i njohur si Peticioni për Gjuhët e Vogla, pritet që të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian, kurse znj. Vlladikova e quajti një prej arritjeve më të mëdha të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit në vitin e Presidencës së parë Bullgare të Këshillit të BE-së.
“Për fat të keq gjatë disa viteve të fundit mësimdhënia në gjuhën amtare nuk është prioritet në Evropë. Ne e dinim se e kishin të drejtën për ta kërkuar këtë dhe për të luftuar për këtë. Përveç kësaj e kemi edhe shembullin e mirë të Irlandës, ku fëmijët tanë kanë privilegjin që të japin provim të gjuhës bullgare, i cili është i vlershëm në sistemin tonë arsimor dhe u jep atyre disa privilegje.”
Përpjekjet e bashkuara të mësuesve dhe të shtetit, të përkrahura nga veprimet aktive të eurodeputetëve bullgarë e hapën rrugën e peticionin dhe tashmë japin rezultate konkrete:
“Për herë të parë mua më kërkoi një përfaqësues i Komisionit Evropian, që të më thotë se ky peticion përputhet me drejtimet e përbashkëta të reformave në Bashkimin Evropian, ku kompetencat gjuhësore do të jenë me prioritet, bashkë me arsimin civil. Në rekomandimet e KE-së do të gjeni rekomandime ndaj shteteve kombëtare të BE-së, të cilat janë hequr nga Peticioni për Gjuhët e Vogla. Kjo do të thotë se të gjithë ne jemi ligjvënës pa e kuptuar këtë, dhe kjo është një arritje e madhe, duke pasur parasysh faktin se në fillim ne thjeshtë donim ta mbronim gjuhën bullgare”, tha eurodeputeti Svetosllav Malinov.
Injorimi i zotërimit të gjuhës amtare në familjet e emigrantëve kufizon mundësinë që fëmijët e tyre të kthehen në mëmëdhe. Një rol shumë të madh në përballimin e kësaj pengese luajnë pikërisht shkollat përtej kufirit, është e mendimit Bojanka Ivanova, drejtoreshë e shkollës bullgare dhe qendrës kulturore “Xhon Atanasov” në Çikago dhe anëtare e këshillit drejtues të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit. Në shkollën e saj zhvillohet provimi i parë i gjuhës bullgare për marrjen e vulës dygjuhësore – arritja tjetër e madhe sa i përket statusit të gjuhës bullgare përtej kufirit, njohja e saj si gjuha e dytë zyrtare në 12 prej shteteve të bashkuara amerikane.
“Ne, anëtarët e këshillit drejtues të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit, punojmë në sistemin arsimor amerikan dhe i vëzhgojmë proceset atje. Përveç kësaj jemi edhe drejtorë të shkollave bullgare në territorin e Çikagos. Ne i kërkonim mundësitë, të cilat i siguron sistemi amerikan për përfshirjen e gjuhës sonë, dhe i gjetëm në Programin e Dygjuhësisë, të iniciuar nga prindërit e fëmijëve që flasin spanjisht në Kaliforni”, komentoi para Radio Bullgarisë Bojanka Ivanova. “Filluam nga shteti Illinois, sepse atje është bashkësia më e madhe bullgare. Shtetet, ku tashmë kemi sukses dhe gjuha bullgare dalëngadalë po vendoset në sistemin arsimor, janë Ohajo, Miçigani, Koloradoja, Kalifornia, Pensilvania, Nju Xhersi, Nju Jorku, Virxhinia, Merilendi, rrethi i Kolumbisë dhe Karolina Veriore. U nënshkrua një memorandum, sipas të cilit provimi i zhvilluar sipas metodikës së Departamentit për Arsimin Dygjuhësor të Universitetit të Sofjes “Sv. Kliment Ohridski”, është i vlefshëm për formimin e notës së përbashkët për vazhdimin e studimeve të bullgarëve të kthyer në universitetet në territorin e Bullgarisë dhe në disa shtete evropiane.”
Kthimi i fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë në botë do ta mbyllte ciklin e përpjekjeve të mësuesve bullgarë jashtë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës bullgare përtej kufirit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Elena Karkallanova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..