Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjuha bullgare me status të ri në botë në saje të përpjekjeve të mësuesve jashtë shtetit

БНР Новини

Arsimi në Bullgari duhet të jetë një prioritet i përbashkët mbipolitik, bënë thirrje mësuesit nga shkollat bullgare jashtë shtetit gjatë konferencës së tyre vjetore në Sofje. “Gjuha bullgare – ura shpirtërore për unitetin kombëtar” ishte motoja e forumit, mikpritësi i të cilit sivjet ishte Kuvendi Popullor.

Shumë pak janë rrjetet shkollore në botë, të cilat mund të krahasohen me Asociacionin tonë – theksoi Irina Vlladikova, kryetare e Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit. – Në fillim shkollat bullgare jashtë numëroheshin me gishtërinjtë e njërës dorë, ndërsa sipas të dhënave të fundit të Agjencisë Shtetërore të Bullgarëve Jashtë Shtetit aktualisht numri i tyre është afro 400. Kjo nuk është vetëm një numër i madh, por është një dukuri në historinë më të re të sistemit arsimor dhe të kulturës së Bullgarisë.

Gjatë 11 viteve të kaluara të ekzistencës së vetë Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit arriti të zërë një vend të autoritetshëm në jetën publike bullgare. Iniciativat e shkollave bullgare përtej kufirit kanë një jehonë gjithnjë e më të madhe në atdhe, kurse kauzat e përkrahura nga ato kanë rëndësi kombëtare dhe botërore. Një shembull i mirë në këtë drejtim është peticioni i iniciuar nga Asociacioni ynë për sigurimin e mundësisë juridike dhe administrative për dhënien e maturës në çdo një prej gjuhëve zyrtare të BE-së. Ky peticion, i njohur si Peticioni për Gjuhët e Vogla, pritet që të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian, kurse znj. Vlladikova e quajti një prej arritjeve më të mëdha të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit në vitin e Presidencës së parë Bullgare të Këshillit të BE-së.

Për fat të keq gjatë disa viteve të fundit mësimdhënia në gjuhën amtare nuk është prioritet në Evropë. Ne e dinim se e kishin të drejtën për ta kërkuar këtë dhe për të luftuar për këtë. Përveç kësaj e kemi edhe shembullin e mirë të Irlandës, ku fëmijët tanë kanë privilegjin që të japin provim të gjuhës bullgare, i cili është i vlershëm në sistemin tonë arsimor dhe u jep atyre disa privilegje.

Përpjekjet e bashkuara të mësuesve dhe të shtetit, të përkrahura nga veprimet aktive të eurodeputetëve bullgarë e hapën rrugën e peticionin dhe tashmë japin rezultate konkrete:

СнимкаPër herë të parë mua më kërkoi një përfaqësues i Komisionit Evropian, që të më thotë se ky peticion përputhet me drejtimet e përbashkëta të reformave në Bashkimin Evropian, ku kompetencat gjuhësore do të jenë me prioritet, bashkë me arsimin civil. Në rekomandimet e KE-së do të gjeni rekomandime ndaj shteteve kombëtare të BE-së, të cilat janë hequr nga Peticioni për Gjuhët e Vogla. Kjo do të thotë se të gjithë ne jemi ligjvënës pa e kuptuar këtë, dhe kjo është një arritje e madhe, duke pasur parasysh faktin se në fillim ne thjeshtë donim ta mbronim gjuhën bullgare”, tha eurodeputeti Svetosllav Malinov.

Injorimi i zotërimit të gjuhës amtare në familjet e emigrantëve kufizon mundësinë që fëmijët e tyre të kthehen në mëmëdhe. Një rol shumë të madh në përballimin e kësaj pengese luajnë pikërisht shkollat përtej kufirit, është e mendimit Bojanka Ivanova, drejtoreshë e shkollës bullgare dhe qendrës kulturore “Xhon Atanasov” në Çikago dhe anëtare e këshillit drejtues të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit. Në shkollën e saj zhvillohet provimi i parë i gjuhës bullgare për marrjen e vulës dygjuhësore – arritja tjetër e madhe sa i përket statusit të gjuhës bullgare përtej kufirit, njohja e saj si gjuha e dytë zyrtare në 12 prej shteteve të bashkuara amerikane.

СнимкаNe, anëtarët e këshillit drejtues të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit, punojmë në sistemin arsimor amerikan dhe i vëzhgojmë proceset atje. Përveç kësaj jemi edhe drejtorë të shkollave bullgare në territorin e Çikagos. Ne i kërkonim mundësitë, të cilat i siguron sistemi amerikan për përfshirjen e gjuhës sonë, dhe i gjetëm në Programin e Dygjuhësisë, të iniciuar nga prindërit e fëmijëve që flasin spanjisht në Kaliforni”, komentoi para Radio Bullgarisë Bojanka Ivanova. “Filluam nga shteti Illinois, sepse atje është bashkësia më e madhe bullgare. Shtetet, ku tashmë kemi sukses dhe gjuha bullgare dalëngadalë po vendoset në sistemin arsimor, janë Ohajo, Miçigani, Koloradoja, Kalifornia, Pensilvania, Nju Xhersi, Nju Jorku, Virxhinia, Merilendi, rrethi i Kolumbisë dhe Karolina Veriore. U nënshkrua një memorandum, sipas të cilit provimi i zhvilluar sipas metodikës së Departamentit për Arsimin Dygjuhësor të Universitetit të Sofjes “Sv. Kliment Ohridski”, është i vlefshëm për formimin e notës së përbashkët për vazhdimin e studimeve të bullgarëve të kthyer në universitetet në territorin e Bullgarisë dhe në disa shtete evropiane.”

Kthimi i fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë në botë do ta mbyllte ciklin e përpjekjeve të mësuesve bullgarë jashtë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës bullgare përtej kufirit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Elena Karkallanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD