Kryeministri grek Cipras mori përsipër përgjegjësinë politike për tragjedinë me zjarret
Kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi se, po merr përsipër të gjithë përgjegjësinë politike për zjarret pyjore shkatërruese, të cilët vranë më shumë se 90 veta dhe çuan deri në akuza nga ana e opozitës se qeveria nuk ka mundur të mbrojë jetën e njerëzve. Ai shtoi se zjarrjet mund të jenë shkaktuar qëllimisht dhe se qeveria shpejt do të nisë plan kombëtar për luftimin e ndërtimeve të paligjshme. Më herët zëvendës-ministri i punëve të brendshme i Greqisë Nikos Toksas po kështu deklaroi se, ka të dhëna dhe dëshmi serioze se zjarret janë vënë me qëllim.
Maqedonia filloi bisedimet para-aderuese për në NATO
Maqedonia filloi bisedimet për anëtarësi në NATO, pasi vendi mori zyrtarisht ftesë për këtë në samitin në Bruksel më 12 korrik. Në konferencën për shtyp në Shkup me koordinatorin kombëtar për NATO-n Stevo Pendarovski, drejtori mbi çështjet evropiane dhe globale të Aleancës Xhejms Makki përshëndeti fillimin e bisedimeve dhe e përcaktoi ngjarjen si “një moment historik” për vendin ballkanik. Ai shprehu shpresën se, Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s në 18 muajt e afërt.
Bullgaria krijon një precedent me shpalljen e Konventës së Stambollit si kontradiktore me Kushtetutën
Zëdhënësja e Këshillit të Evropës Tatjana Baeva deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare se, Bullgaria po krijon precedent, me qenë se deri në këtë moment nuk ekzistojnë vendime të gjykatave kushtetuese të shteteve të tjera mbi Konventën e Stambollit. Këshilli i Evropës do të njihet me argumentet, me të cilat Gjykata Kushtetuese vendosi se Konventa e Stambollit është në kundërshtim me Ligjin Themelor, pas së cilës do të përgatitet dhe një pozitë rreth kazusit. Baeva ripohoi pozitën e Këshillit se ratifikimi i dokumentit do të ndihmonte luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje në Bullgari. Deri në këtë moment 32 shtete kanë ratifikuar Konventën e Stambollit, e fundit këtë e bëri gjatë muajit qershor Greqia. Atje dokumenti hyn në fuqi nga data 1 tetor.
Turqia e zëvendësoi gjendjen e jashtëzakonshme me një ligj të ri "anti-terrorist"
Parlamenti turk miratoi një lig të ri “anti-terrorist”, i cili i forcon kompetencat e autoriteteve për arrestimin e të dyshuarve dhe për imponimin e rendit publik pas dy vjetëve gjatë të cilëve në shtet kishte situate emergjente. Ajo u anulua gjatë javës së kaluar. Ligji i ri u lejon autoriteteve të kontrollojnë aksesin e njerëzve në një rajon për 15 ditë për arsye sigurie, kurse të dyshuarit mund të arrestohen pa akuza deri më 4 ditë. Protestat dhe mbledhja e grupeve në të hapur duhet të përfundojnë para perëndimit të diellit. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut e akuzuan qeverinë se në thelb e formalizon situatën e jashtëzakonshme me një emër tjetër.
Liderët e Kosovës përjashtojnë çdo përpjekje për ndryshimin e kufijve të Ballkanit
Shef i negociatave me Serbinë në Prishtinë Avni Arifi deklaroi para televizionit TV7, se ndërrimi i kufinjve në Ballkan do të thoshte luftë. Sipas tij ndarja e Kosovës nuk është një opsion në tavolinën e bisedimeve. Përpara ditëve të njëjtën gjë e deklaroi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Reagimi i Arifit pasoi deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili la të kuptohet se Kosova e Veriut e populluar kryesisht me serbë mund të këmbehet për rajone në Serbinë Jugore me popullsi kryesisht shqiptare.
Ankaraja merr nga Komisioni Evropian 400 milionë euro për arsimimin e refugjatëve sirianë
Komisioni Evropian miratoi lëshimin e 400 milionë eurove për arsimin e refugjatëve sirianë në Turqi. Ky është veprimi i parë praktik, i realizuar pas marrëveshjes midis vendeve-anëtare për një financim suplementar prej 3 miliardë eurosh në ndihmë të fqinjës sonë jugore për ta përballuar problemin. Paketa prej 400 milionë eurosh do të lëshohet nën formën e garantit direkt për Ministrinë e Arsimit Kombëtar, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Aleksandër Vintershtajn.
Në Beograd qëlluan avokatin e Millosheviçit
Ditën e shtunë në Beograd ishte vrarë avokati i njohur Dragosllav Misha Ognjanoviç, kurse djali 26 vjeç i avokatit është i plagosur. Ognjanoviç ka qenë avokat i liderit të “Klanit Zemund” Lluka Boyovich, si dhe të anëtarëve të familjes së tij, dhe po kështu dhe një nga mbrojtësit e Sllobodan Millosheviçit para Gjykatës së Hagës dhe të bashkëshortes së tij Mira Markoviç. Duke pasur parasysh natyrën e punës së Boyovichit, supozohet se rasti është lidhur me luftën e klaneve kriminele, të cilat marrin pjesë në trafikun me narkotikë.
Përpiloi: Manuel Savov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të..