Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusllan Radukov: Puna, respekti dhe qëndrimi i mirë do ta zgjidhin problemin me mungesën e kuadrove të kualifikuara

БНР Новини
Foto: dnevnik.bg

Lodhja e tepërt nga jeta me stres është problem i madh për gjithnjë e më shumë njerëz. Pak nga pak, por në mënyrë të sigurt ajo pushton kohën e tyre dhe bëhet shkak për sëmundje të ndryshme. Arsyeja më e shpeshtë për këtë lodhje është mbingarkimi në vendin e punës. Të dhënat e Dhomës ekonomike bullgare për vitin e kaluar 2017 tregojnë se vetëm 6% prej firmave tek ne kanë programe për përballimin e stresit. Problemi në të vërtetë është serioz sepse shumë njerëz lënë punën e tyre të paguar mirë, duke argumentuar vendimin pikërisht me lodhjen emocionale dhe mendore. Kështu çdo vit biznesi humb nga 70-80 leva.

Снимка

Të lërë punën e tij të mbingarkuar ka qenë dhe vendimi i Rusllan Radukovit. Zgjedhja e tij është të jetojë jashtë qytetit dhe ajo vjen pas një dekade me punë nga mëngjesi deri natën vonë në qytetin Plovdiv (Bullgari Qendrore), pas mungesës së vazhdueshme të gjumit dhe një vesi të keq, të cilin e heq lehtësisht pasi e lë Plovdivin dhe ndryshon mënyrën e jetesës. Rusllan gjen shpëtim vetëm 27 km larg Plovdivit, në fshatin Dedovo, ku i ka kaluar verat e tij në fëmijëri. Thotë se njoh mirë çdo livadhe dhe pyll në rajon, me të gjitha kërpudhat dhe bimët mjekësore atje. Pak pas ndryshimit të vendit, ai kupton se mënyra më e mirë për të liruar veten nga mendimet dhe ndjenjat negative të grumbulluara gjatë viteve, është të fillojë t’i ndihmojë njerëzit me probleme të ngjashme. Privimet dhe kompromiset janë çmimi i paguar nga ai për këtë me të cilën po merret. Objekti i punës së tij është koha e lirë e familjeve.

Снимка

Në qendrën e vëmendjes sonë janë familjet me fëmijë. Kemi bërë një bujtinë të zakonshme në zemrën e malit të Rodopeve, por njerëzit e vlerësojnë lartë. Qëndrimi i fëmijëve atje i ndryshon shumë ata, përvetësojnë dije dhe aftësi, kurse prindërit çlodhen dhe janë të kënaqur kur mund të vëzhgojnë potencialin e treguar nga fëmijët e tyre. Akoma kur hapin sytë në mëngjes fëmijët fillojnë të punojnë.

Снимка

Ndoshta kjo duket e çuditshme në fillim, por kur vijnë në këtë vend, fëmijët kuptojnë se mund të mëshojnë shumë, të bëjnë shumë gjëra në hapësirë të hapur, derisa marrin pjesë në lojëra të ndryshme interesante. Rusllan shpjegon se vazhdimisht është i frymëzuar të shpikë aventura të reja për vogëlushët dhe kjo është në sajë të tre fëmijëve të tij. Ai gjithmonë përdor mendimin e tyre dhe i dëgjon me kujdes, sepse sipas tij fëmijët nuk kanë shumë informacion dhe kjo i ndihmon të vlerësojnë gjërat në mënyrë më realiste në krahasim me të rriturit. Shpesh zgjidhjet e situatave të ndërlikuara vijnë në sajë të ideve të tyre. Një nga këto probleme, të cilat duhen zgjidhur me të rriturit është mungesa e kuadrove të kualifikuara, të cilat duhet të kujdesen për këtë që pushimet e mysafirëve të bëhen një përjetim i paharrueshëm.

Снимка

Zgjidhja e këtij problemi është vetëm një – personeli duhet të jetë i motivuar. Kështu ai gjithmonë do të kthehet tek punëdhënësi i mençur. Shembulli më i mirë është biznesi i Rusllanit. Në fillim “punëtorët merrnin aq sa fitonim ne. Por tani ata fitojnë më shumë”. Është kështu sepse pjesa më e madhe e të ardhurave investohen për shpërblimin e mirë të punës së njerëzve. Sipas tij gjithnjë e më shumë sipërmarrës do të kuptojnë se fitimi i tyre varret në vend të parë nga puna, respekti dhe qëndrimi i mirë ndaj njerëzit e punësuar.

Снимка

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD